• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI RAMA-TSIPRAS/ Mediat GREKE zbulojnë AXHENDËN: Nga LIGJI I LUFTËS tek …
Home
Shqipëri

TAKIMI RAMA-TSIPRAS/ Mediat GREKE zbulojnë AXHENDËN: Nga LIGJI I LUFTËS tek …

25 June, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Takimi në Rodos mes dy kryediplomatëve Ditmir Bushati dhe Nikos Kocias, ka shërbyer për të bërë prekjet e fundit në paketën e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Raportimi bëhet nga media prestigjioze greke “Protothema”, që shkruan gjithashtu se pas takimit në nivel ministrash, pritet një takim i dytë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut të tij grek Aleksis Cipras, në dhjetë ditët e para të Korrikut.

Duke u ndalur te detajet e marrëveshjes, “Protothema” raporton se pakti aktual për zonën detare, është më favorizuese për nga sipërfaqja e ujërave për Shqipërinë, se ajo e vitit 2009.

“E vetmja gjë e sigurt është se marrëveshja do të rregullojë çështjen e zonave detare të të dy vendeve në Detin Jon. Kjo është një çështje vendimtare nëse dikush parashikon mundësinë e shfrytëzimit të depozitave të rëndësishme hidrokarbure që besohet të ekzistojnë atje. Kujtojnë se Greqia ka nisur procedurat e ankandit për ‘parcelat e tokës’ në Detin Jon. Le të theksojmë se ndarja e zonave detare është bërë edhe në vitin 2009, por pala shqiptare më pas u tërhoq nga marrëveshja për shkak të një vendimi negativ të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas informacioneve, marrëveshja do t’i japë Shqipërisë një zonë detare më të madhe sesa ajo që i ishte dhënë në marrëveshjen e mëparshme. Megjithatë, shqiptarët tani janë shumë skeptikë në lidhje me zgjerimin e ujërave territoriale greke deri në 12 milje, sepse, siç e konsiderojnë qarqet diplomatike në Athinë, ata nuk dëshirojnë të marrin mospëlqimin e Ankarasë.

Zgjerimi i ujërave territoriale, megjithatë, nuk kërkon marrëveshje, por mund të kryhet nga një akt i njëanshëm i Greqisë”.

Më tej, media greke ndalet te pika tjetër e marrëveshjes: Heqja e ligjit të luftës. Ligj, që e cilëson “një çështje në qendër të konfrontimeve politike të dy vendeve”.

Një tjetër pikë janë “referencat dhe identifikuesit gjeografikë” vijon raportimi, ku pala shqiptare fut “Çështjen Çame”.

“Thuhet se marrëveshja parashikon që të shmangen emërime që kanë potencial për të simuluar pasionin mes dy popujve. Kjo praktikisht nënkupton braktisjen e emrit ‘Epiri i Veriut’, si dhe ‘Çamëri’ Do të kemi më tepër ekzaminimin e librave shkollorë nga të dy palët”, shkruhet artikullin e publikuar këtë të hënë nga “Protothema”, me titull “Çështjet kryesore në tryezën e negociatave greko-shqiptare” me autore Nefeli Lygerou.

“Greqia është e angazhuar për tu dhënë shtetasve shqiptarë pasuritë nën konfiskim, pasuri që u konfiskuan me shpalljen e luftës kundër Shqipërisë në 1940-41. Këto prona, të vendosura kryesisht në Janinë, Selanik dhe disa pjesë të Thesalisë, me marrëveshjen duhet t’u kthehen pronarëve të tyre”, mbyllet raportimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Itali/ Ish- kryetari i lë 4 milionë euro trashëgimi bashkisë që kishte drejtuar
Previous article Emri i Maqedonisë/ Greqia letër BE-së dhe NATO-s

g.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT