• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI PËR LIRINË FETARE/ 40 diplomatë mblidhen në SHBA, raporti i DASH: Ja si do ta luftojmë problemin
Home
Nderkombetare

TAKIMI PËR LIRINË FETARE/ 40 diplomatë mblidhen në SHBA, raporti i DASH: Ja si do ta luftojmë problemin

26 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Në Departamentin e Shtetit vazhdon sot për ditën e tretë dhe të fundit Takimi Ministerial për Lirinë Fetare. Takimi, i organizuar nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, është i pari i këtij lloji dhe ka mbledhur nga e gjithë bota faktorë të ndryshëm politikë e socialë për të diskutuar gjendjen e të lirisë së besimit në botë dhe nisma konkrete për forcimin e saj:

Takimi ka mbledhur mbi 40 shefa të diplomacisë nga vende të ndryshme të botës, si dhe mbi 100 klerikë e përfaqësues nga më shumë se 170 organizata, por edhe individë që kanë vuajtur persekutimin fetar, për të diskutuar problemet që shoqërojnë mungesën e lirisë fetare. T[ pranishëm janë edhe zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues joqeritarë nga Ballkani.

Gjatë dy ditëve të para të takimit, pjesëmarrësit ndanë eksperienca nga vendet e tyre në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtës së fesë, si dhe dëgjuan dëshmi nga viktima të persekutimit fetar.

Takimi po u ofron mundësi pjesëmarrësve të mësojnë se si e mbron amerikane të drejtën e besimit dhe po ashtu ndihmën që japin Shtetet e Bashkuara përmes organizatave joqeveritare që punojnë direkt për këtë mision, të mbështetura nga fonde të Departamentit të Shtetit.

Amerika e ngre me të madhe rëndësinë e lirisë së besimit. Në komentet e Departamentit të Shtetit, para hapjes së takimit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo shprehu angazhimin e administratës Trump për të ndihmuar dhe mbështetur komunitetet e përndjekura në botë. Historikisht, të gjitha administratat amerikane e kanë konsideruar lirinë e fesë, lirinë e ndërgjegjes si një ndër të drejtat bazë dhe të patjetërsueshme të njeriut.

Zoti Pompeo tha se liria e besimit në një shoqëri reflekton më tepër se hapësirën që i jepet një individi për të ushtruar besimin e tij. Shoqëritë që kanë lirinë e besimit, tha ai, janë gjithmonë më të hapura edhe në aspekte të tjera, janë më të qëndrueshme, janë më transparente, dhe gjithmonë tërheqin më lehtë kapital. Në fakt liria e besimit, tha ai, është një ndër faktorët që analizojnë investitorët e huaj kur zgjedhin vende për të hapur operacione të reja.

Gjatë punimeve të ministerialit, synimi nuk është thjesht të theksohet rëndësia e lirisë fetare si e drejtë e individit, por edhe rëndësia e saj për një shoqëri funksionale dhe të qëndrueshme. Pjesëmarrësit po diskutojnë ndikimin që ka mungesa e tolerancës fetare tek shfaqja e elementëve radikalë dhe ekstremizmit të dhunshëm, tek mungesa e begatisë ekonomike, tek mungesa e respektit për trashëgiminë kulturore.

Janë mbushur 20 vjet që nga akti legjislativ që manadatoi raportet për lirinë e fesë që përgatit çdo vit Departamenti i Shtetit. Këtë radhë raportit iu bashkangjit njoftimi për takimin ministerial të tre ditëve të fundit.

Pra Departamenti i Shtetit këtë vit jo thjesht po konstaton probleme të shkeljes së kësaj lirie përmes raportit, por përmes forumeve si ky takim ministerial po diskutohen forma për ta luftuar problemin.

Sot në ditën e tretë dhe të fundit të takimit po diskutohen nisma konkrete për të mbrojtur komunitetet e persekutuara, për t’i mbështetur me fonde dhe ndihmë teknike organizatat që punojnë me këto komunitete dhe për të ndihmuar vendet e ndryshme të përmirësojnë strukturën ligjore dhe praktikat për respektimin e lirisë së fesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN GAFA PAFUND/ Barcelona do portierin e Liverpool si rezervën e Ter Stegen
Previous article PROFIL/ Vuajti 28 vite burg për çështjet kombëtare, kush ishte Adem Demaçi

g.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT