• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NGA KORÇA/ Rama: Pas 30 qershorit vendoset kufiri përfundimtar “Shteti mbi çdo politikan”
Home
Politikë

TAKIMI NGA KORÇA/ Rama: Pas 30 qershorit vendoset kufiri përfundimtar “Shteti mbi çdo politikan”

15 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Korça, kryeministri Edi Rama tha se zgjedhjet në 30 qershor nuk do të shtyhen dhe opozita jo parlamentare nuk do të tolerohet më. Kreu i qeverisë solli në vëmendje marrëveshjen politike me Lulzim Bashën në 17 maj 2017, kur opozita nga çadra hyri në zgjedhjet që u shtynë me një javë nga presidenti i athershëm Bujar Nishani. Shefi i mazhorancës tha se ishte ai që i kërkoi Bashës të futet në zgjedhje dhe se nuk pati asnjë presion.

“E vetmja viktimë e protestave të opozitës është Shqipëria, është ekonomia e njerëzve të zakonshëm. Edhe pak, edhe disa ditë durim, edhe disa ditë rezistencë, këmbëngulje, deri në 30 qershor. Sepse në 30 qershor do të vendoset një kufi shumë i qartë dhe përfundimtar për ata që i kanë dhënë të drejtën vetes gjithë jetën që të jenë mbi ligjin, që kanë menduar se Shqipëria është një shesh për përsheshet e tyre. Për ata që gjithë jetën kanë dhënë shembullin më të keq për qytetarët, duke folur gjithë ditën për ligjin dhe duke e shkelur ligjin sa herë ka ardhur dita për hesapet e tyre personale. 30 qershori ka rëndësi të madhe për Shqipërinë që duam dhe për shtetin që po përpiqemi çdo ditë të ndërtojmë. Ky vend nuk është bërë shtet jo sepse është e vërtetë ajo që thonë dhe kanë shkruar qysh në fund të shekullit 19-të armiqtë e këtij vendit që shqiptarët janë me bisht, nuk bëjnë dot shtet. Ky vend nuk është bërë shtet sepse disa shqiptarë me pushtet, e kanë përdorur pushtetin për ta shkelur me këmbë shtetin. 30 qershori është dita që populli t’i thotë politikanëve se kushtetuta, ligji dhe shteti janë mbi çdo politikan, parti, pazar e kompromis mes partive. Korçën dhe Shqipërinë o e bëjmë ne o nuk e bën dot askush tjetër”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDOJNË LIGJIN E RI/ Mijëra migrantë nga Venezuela presin të kalojnë kufirin...
Previous article KUNDËR ÇDO LLOJ ALEANCE.../ BE: Macron paralajmëron kreun e liberalëve

F.autor

Postime të ngjashme

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT