• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË VATIKAN/ Rama: Ftesë Papa Leone XIV për 130-vjetorin e Zojës së Këshillit të Mirë
Home
Politikë

TAKIMI NË VATIKAN/ Rama: Ftesë Papa Leone XIV për 130-vjetorin e Zojës së Këshillit të Mirë

8 February, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën që mbajti pak ditë më parë në Vatikan, ku u takua me Papa Leone XIV. Ai theksoi se e ka ftuar Papën që të marrë pjesë në festën e komunitetit katolik që do të organizohet për 130 vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si mbrojtëse e Shqipërisë.

“Momenti i veçantë i kësaj jave ishte vizita në Vatikan dhe ndryshe nga të mëparshmet, kjo vizitë kishte edhe vizitën në Bazilikën e zonjës së Këshillit të mirë. Aty ku ruhet shëmbëlltyra e Shën Mërisë, shkëputur nga muri i kishës së vjetër të Shkodrës, në vitin 1467. Asnjë kryetar shteti nuk e kishte shkelur pragun e kësaj bazilike, kjo edhe për turpin tim se këtë ndalesë e kuptova si rëndësishme vetëm së fundmi. Bazilika është në destinacion i rëndësisëm nën kujdesin e urdhrit që është edhe urdhri i papa Leone XIV. Papa ndalesën e parë, apo gjënë  eparë që bëri pasi u zgjodh dhe doli tymi i bardhë në Selinë e Shenjtë ishte vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit të mirë dhe lutja përpara atij imazhi të ardhur nga Shkodra. Tjetër moment emocionues ishte qëndrimi në sallën e pritjes përpara audiencës me Papën, ku në atë sallë në pritje të takimit të paharrueshëm me Papa Franceskun dhe prej ku u krijua baza e një miqësie të jashtëzakonshme, e cila është një ndër gjërat më të bukura të jetës time, edhe për këtë arsye homazhi në varrin e tij.

Nga ana tjetër, patjetër që ishte me një peshë të veçantë sic kuptohet edhe prezantimi me Papa Leone, një njeri me dritë, mirësi me të cilin që folëm për Shqipërinë, rajonin e botën dhe që e ftova që të jetë i pranishëm në festën e madhe të komitetit katolik për 130 vjetorin e shpalljes së zojës së Këshillit të mirë nga Papa Luani 13 si mbrojtësja e Shqipërisë. Ftesa u bë dhe Papa u shpreh i interesuar.”, theksoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Disa fshatra në Lezhë pa energji prej mbrëmjes së kaluar
Previous article IRANI KËRCËNON SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT