Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se në takimin në Uashington, Serbia nuk e ka pranuar njohjen e ndërsjellë me Kosovën.
Duke folur për gazetën “Dnevni avaz”, Vuçiç tha se Izraeli është shtet sovran dhe se ka të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë. Ai u shpreh se Serbia “i dërgoi një mesazh Izraelit, që është ishte i qartë”, por ai nuk dha më shumë detaje.
I pyetur nëse në Uashington është diskutuar për Bosnje e Hercegovinën, Vuçiç tha se është folur për rajonin në tërësi, por, para së gjithash, për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë. “Nëse më pyesni nëse është biseduar për diçka specifike në Bosnje – jo, nuk është biseduar dhe as nuk ka qenë qëllim i ndokujt”, u shpreh presidenti i Serbisë.


