• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKIMI NË ROTERDAM/ Veliaj: Krenar për transformimin që ka pësuar Tirana
Home
Sociale

TAKIMI NË ROTERDAM/ Veliaj: Krenar për transformimin që ka pësuar Tirana

11 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Transformimi që ka pësuar Tirana në 4 vitet e fundit po tërheq jo vetëm vëmendjen e mediave të ndryshme botërore, por më së shumti emra të njohur të fushës së arkitekturës dhe urbanistikës. Arkitektë e urbanistë të njohur nga vendet e ulëta të Europës, të cilët u mblodhën në Roterdam në takimin e organizuar nga revista prestigjioze botërore e arkitekturës “Baumeister”, vlerësuan transformimin e madh që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit, ndërsa e përgëzuan Bashkinë e Tiranës për hapat e guximshëm që ka hedhur në drejtim të realizimit të disa prej projekteve më bashkëkohore, si në aspektin arkitekturor, ashtu edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në takimin e arkitektëve dhe urbanistëve, ku ndryshimi i Tiranës u bë pjesë e diskutimeve, dhe prezantoi disa nga sfidat me të cilat u përball qyteti dhe bashkia në menaxhimin e politikave të strehimit. “Jam shumë krenar për Tiranën, për faktin që është përzgjedhur këtë vit nga ‘Baumeister’, revista më prestigjioze e arkitekturës dhe urbanistikës në vendet e ulëta, si Belgjika, Holanda, Gjermania, ku vëmendja ka qenë tek transformimi i qytetit. Jemi vlerësuar shumë sidomos për mënyrën se si kemi zgjidhur disa çështje të strehimit me kreditë e buta, që targetojnë çiftet e reja që krijojnë familje dhe fillojnë jetën e tyre profesionale në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se takime të tilla, ku Tirana prezantohet me arritjet e saj pozitive në fusha si arkitektura dhe urbanistika, janë një mënyrë e mirë për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë, sidomos në vende skeptike si Holanda. “Është posaçërisht kënaqësi kur e bëjmë këtë në Holandë, një vend që duhet ta pranojmë, është skeptik, ka nevojë për më shumë informacion, ka nevojë të kuptojë se Shqipëria është një vend evropian, dhe rreziku nuk vjen nga Shqipëria e vogël kur sheh gjithë këto transformime. Bëhet sfidë komunikimi i historisë së suksesit të Shqipërisë në Holandë, sidomos kur kemi një pjesë të politikës që ka lidhje me Holandën dhe që mundohet që sherret, mëritë, zemëratën, e debatet e Shqipërisë t’i kalojë edhe në Holandë. Do të doja që të ishim një ‘antidot’ dhe do të jemi më të pranishëm në Holandë me takime të tilla, për t’u siguruar që dëgjohet e gjithë historia”, shtoi kryebashkiaku.

Veliaj theksoi se është e rëndësishme që politikanë të ndryshëm të Shqipërisë t’i shfrytëzojnë njohjet e tyre me vendet e europiane, në rastin konkret me Holandën, për të prezantuar vendin tonë si një vend proeuropian dhe të mos bëjnë politika që dëmtojnë mbi të gjitha interesat e qytetarëve shqiptarë. “E kuptoj që lidhjen me Holandën dhe njohjen që kanë me politikën këtu, disa politikanë e përdorin jo si një mundësi për ta ngritur lart Shqipërinë, por si mundësi për ta sharë, fyer e denigruar atë, por kjo duhet të marrë fund. Ndaj, besoj se si qytet, si histori suksesi e Tiranës, platforma të tilla të arkitekturës dhe urbanistikës janë një mundësi fantastike për të rrëfyer historinë e Shqipërisë”, shtoi ai.

Kryebashkiaku tha se është shumë e rëndësishme që e gjithë klasa politike të bashkohet dhe të mendojë më shumë për interesat e vendit se sa për interesat e ngushta të politikës së ditës. “Ne nuk jemi një vend perfekt, por jemi një vend i cili ka kaluar një histori shumë të vështirë dhe sot ka nevojë që, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej PS-së dhe PD-së, të bashkohemi për të folur mirë në gjuhë të huaj, sa herë vjen fjala për Shqipërinë. Ndaj, besoj se kolegët holandezë, por edhe shumë prej mediave që po ndjekin zhvillimet në Shqipëri, kanë arritur të kuptojnë se me shumë vështirësi po ecim përpara dhe nuk e meritojmë gjithë lumin e baltës që disa shqiptarë vulëhumbur sjellin në Holandë ose në vende të tjera skeptike. Sot na duhet që për çështje të interesit kombëtar, për çështjet e Bashkimit Europian, për çështjet e avancimit të emrit Shqipëri, duhet të jemi të gjithë bashkë”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 QERSHORI/ KQZ rrëzon 14 kërkesat e "Bindjes" së Patozit
Previous article ME PAK KALORI/ 3 frutat që ju ndihmojnë të dobësoheni

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT