• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI  NË PEKIN/ Putin siguron Vuçiçin: Përballë Kosovës keni mbështetjen tonë
Home
Rajon

TAKIMI NË PEKIN/ Putin siguron Vuçiçin: Përballë Kosovës keni mbështetjen tonë

26 April, 2019 k.autor Rajon

Kosova ka qenë sërish fokusi i takimit që presidenti rus dhe ai serb, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç, zhvilluan të premten në Pekin. Kreu i shtetit serb, sikurse një ditë më parë më homologun kinez, mori mbështetje për qëndrimet kundrejt dialogut me Kosovën.

Rusia e ndjek me vëmendje çështjen e dialogut Prishtinë-Beograd dhe mban krahun e Serbisë sa herë që tema vihet për diskutim.

Ky mesazh iu përcoll të premten presidentit serb Aleksandër Vuçiç, nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi në Pekin.

Mediet serbe raportojnë se kreu i shtetit i vuri në dijeni homologut të Kremlinit rezervat për vendimet e fundit qartësisht të njëanshme dhe diskriminuese të Prishtinës kundrejt vendit të tij.

Vuçiç paralajmëroi së shpejti një sërë masash konkrete si reagim ndaj qëndrimeve të Kosovës, veçanërisht taksimit të produkteve serbe në vlerën 100 për qind.

Putin theksoi mbështetjen e Rusisë në çdo hap që Serbia planifikon të ndërmarrë.

Takimi mes dy liderëve pason një tjetër sukses diplomatik të shënuar një ditë më parë mes presidentit Vuçiç dhe homologut kinez, Shi Xhinping, ku sërish u përqafuan synimet territoriale të Serbisë.

Më herët, presidenti serb ka thënë se konsultat me dy figurat më të pushtetshme në botë do i shërbejnë atij për të pasur një pozitë më të qartë strategjike në negociatat me Kosovën të hënën e ardhshme.

Në samitin e Berlinit që do të mbahet me ndërmjetësimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Makron, krerët politikë të Prishtinës dhe Beogradit do të tentojnë edhe një herë të përvijojnë planet e pajtimit dhe mundësisht arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse brenda disa muajve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Bllokohen 1.5 ton kanabis në Itali, kapen dy shqiptarë (DETAJET)
Previous article ZBULON DËSHIRËN E DIKURSHME/ Nainggolan: Më ka kërkuar të transferohem në Torino...

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT