• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË KAZAKISTAN/ Kremlini: Putin nuk diskutoi me Erdoganin për Ukrainën
Home
Nderkombetare

TAKIMI NË KAZAKISTAN/ Kremlini: Putin nuk diskutoi me Erdoganin për Ukrainën

13 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk kanë diskutuar për luftën në Ukrainë gjatë një takimi bilateral në Kazakistan, të zhvilluar më 13 tetor, ka thënë Kremlini.

Para takimit, Erdogan ka dhënë shenja se është i gatshëm të ndërmjetësojë palët që janë përfshirë në konflikt, duke thënë se diplomacia do të ofronte mundësi “për paqe të duhur”, ashtu që të ndalet gjakderdhja.

“Tema për zgjidhjen e çështjes ruso-ukrainase nuk është diskutuar”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Presidenca turke nuk ka dalë ende me koment për këtë takim. Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka qëndruar neutrale prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ajo nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, dhe ka mbajtur lidhje të mira me Kievin dhe Moskën.

Autoritetet turke kanë organizuar dy takime mes Moskës dhe Kievit për diskutim të paqes, ndonëse takimi i fundit i tillë është mbajtur në muajin mars, pa ndonjë rezultat.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 13 tetor se nuk mund të ketë bisedime me Putinin, meqë sipas tij, diplomacia me liderë që nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar është e pamundshme.

Më 12 tetor, Zelensky u ka thënë liderëve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) që të mos dialogojnë me liderin rus, i cili beson vetëm në terror dhe “nuk ka të ardhme”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET "FERMA E BARIT" NË BELGJIKË/ Prangosen disa persona, mes tyre edhe një shqiptar
Previous article SHISNIN TELEFONA TË KONTRABANDUAR/ Arrestohen 3 të rinj, sekuestrohen 65 aparate celulare

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT