Në kulmin e debateve për çështjen e kufijve dhe pas vizitës së Presidentit serb në Kosovë, Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Durrës me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për një drekë punë, siç e përshkruan Kreu i Shtetit.
Postimi i plotë
Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme. 🇦🇱
🇽🇰


