Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me eurokomisionetin Johahnnes Hahn.
Ata ndodhen në Zvicër në kuadër të Forumit të Davosit.
Eurokomisionerin për zgjerimin Johannes Hahn ka postuar në “Twitter” një foto me ministrin ku shkruan se u fol për strategjinë e ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhëniet rajonale.
Ndërkohë edhe Bushati ka postuar komentin lidhur me takimin me Hahn:
“Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, diskutuam kalendarin politik të Komisionit Evropian me Shqipërinë dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese.
2018 është vit përcaktues për ecurinë e mëtejshme të vendit tonë në procesin e integrimit europian. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE nuk është as për qeverinë e as për opozitën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët“.
Good to touch base w @ditmirbushati @AlbanianDiplo @wef @Davos, discussing next #EU steps w #Albania, forthcoming W #Balkans Strategy and regional relations. #wef18 #EUatDavos @eu_near pic.twitter.com/c5NtWD2HdB
— Johannes Hahn (@JHahnEU) January 26, 2018


