• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË BERAT/ Berisha: Lëvizja jonë është revolucion që ka një mision për…
Home
Politikë

TAKIMI NË BERAT/ Berisha: Lëvizja jonë është revolucion që ka një mision për…

18 May, 2022 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha që kërkon të marrë drejtimin e PD në garën për kryetar ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Beratit. Ai tha se lëvizja e drejtuar prej tij është revolucion dhe se ka një mision për shpëtimin e Shqipërisë.

Berisha akuzoi qeverinë se e shndërroi mjerisht Shqipërinë në delen e zezë të rajonit për rekordet e saj të zeza.

“Të dashur demokratë, qytetarë të Beratit ju përshëndes përzemërsisht, ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj të një rëndësie të jashtëzakonshme në momente kritike për demokracinë shqiptare, në momente kritike për PD-në, në momente kritike për pluralizmin politik në Shqipëri.

Ju demokratë u ngritët për të shpëtuar PD-në në një kohë kur ajo de fakto ishte katandisur nga udhëheqja e saj në një kallp opozitë, një forcë politike që nuk mbronte interesat tuaja, idealet tuaja fisnike, por më shumë se çdo gjë tjetër, pazaret e pandershme të ish-kryetarit dhe një grup drejtuesish të saj. Ne kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara. Të vështira sepse patëm një qeverisje në fakt në kuptimin më të vërtetë të fjalës më antipopullore, më antikombëtare që nga ditët e zeza të diktaturës deri sot. Patëm një qeverisje që kalonte nga skandali në skandal. Nga rekordi i zi, në rekordin e zi. Patëm një qeverisje, e cila sipas të gjithë treguesve e shndërroi mjerisht Shqipërinë në delen e zezë të rajonit për rekordet e saj të zeza në një kohë kur Europa shikonte si një problem madhor emigracionin që vinte nga Siria apo Afganistani, vende në luftë, herë-herë ndodhte që Shqipëria të zinte vendin e parë me emigracionin e paligjshëm, duke mos qenë në luftë, duke pasur potenciale të jashtëzakonshme. Në qoftë se në vitet para 2013 krimi që shkonte drejt Italisë u zvogëlua në atë shkallë sa që Italia hoqi kontrollin e bregdetit me Shqipërinë, ju them se në një vit kanë kapur 12 kg kokainë, kurse rruga e heroinës u zhvendos e tëra, sot Shqipëria është rruga kryesore e heroinës në Europë. Porti i Durrësit është shndërruar në një nga portet kryesore të kokainës. Kryeministri ynë flet për kanabisin më me pasion se për grurin, flet për kanabisin më me pasion se për ullirin, se për fikun, se për arrat, drurët frutorë. Lopët dhe blegtorinë nuk i zë kurrë me gojë. Pra, në 4-5 vite shqiptarët ikën si proporcion më shumë se çdo vend tjetër”, deklaroi Berisha.

Ai tha se “opozita e pasivitetit, por edhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë kur ju vinit nga Berati, Skrapari, Përmeti, demokratë, njerëz të idealeve për të protestuar, ish-kryetarit i binte telefoni, ose merrte mesazhin dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kryetarit para jush”.

“Në gjithë këtë dëshpërim i cili na ka shoqëruar në kohëra ne, për shkak të historisë së vështirë ne nuk qemë në lartësinë e idealeve tuaja, por përsëri ju qëndruat. Përsëri me të gjitha këto, ne në 25 prill, ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj përsëri kryetari, ish-kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime antiligjore, antikushtetuese, anti demokratike në parti. Ju jeni të gjithë para meje misionarë të vërtetë, idealistë, të cilët u ngritën sapo u dhanë shkëndijat e para dhe gjatë këtyre muajve nga shtatori deri sot kapërcyet çdo pengesë, çdo presion, çdo presion, vendosët të qëndronit për idealet tuaja. Çfarë nuk u bë që qeverisja jonë të shuhej gjatë kësaj periudhe. Gjatë përpjekjes sonë për të dalë opozitë e vërtetë, përballë një regjimi që nuk meriton të qeverisë as 5 ditë në këtë vend, ne nuk u penguam, nuk u tërhoqëm. Është revolucion lëvizja jonë dhe pa përmbushur misionin e saj kurrë nuk do të ndalet. Misionarët nuk mposhten kurrë dhe ju jeni misionarë. Ju qëndruat të pamposhtur derisa ngritët në këmbë PD-në si forcë të vërtetë opozitare. Ngritja në këmbë e PD-së si forcë e vërtetë politike opozitare nuk kishte një qëllim në vetvete, jo. Kishte qëllim për të bërë vendin me opozitë të vërtetë dhe për të vazhduar betejën për shpëtimin e vendit nga ky regjim. Ky është misioni ynë më madhor. Misioni ynë është shpëtimi i Shqipërisë. Dikujt mund t’i duket një fjalë kaq e përputhshme me realitetin, por ju garantoj se s’ka fjalë që i shkon më për shtat realitetit”, tha ai.

Berisha theksoi më tej se kombit shqiptar, vokacionin perëndimor janë përpjekur me çdo kusht t’ia shkallmojnë duke i degraduar dhe identitetin e tij.
“Ne sot po endemi në mjegullnajat e Ballkanit sikur kemi humbur nordin tonë, yllin tonë udhërrëfyes. Ne kemi 9 vite që s’bëjmë asnjë hap para drejt BE-së. Nuk ka komb në Europë që e ka më jetike integrimin në BE se ne. Ne jemi një komb me identitet, vokacion perëndimor, por jemi një komb për fat të keq, vokacionin perëndimor të të cilit janë përpjekur me çdo kusht t’ia shkallmojnë duke i degraduar dhe identitetin e tij”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'ËSHTË I VETMI PARTNER QË KE SULMUAR"/ Avokatja Depp “tërbon” Amber Heard, e akuzon për tradhti dhe dhunë ndaj ish-të dashurës
Previous article RIKONSTRUKSIONI I PIRAMIDES/ Ja si është shndërruar objekti simbol i Tiranës. “Këmbana e Paqes” do rikthehet sërish si...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT