Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet në Greqi dhe zhvilloi një vizitë zyrtare me homologun e tij Jorgos Kaminis.
Marrëveshja e bashkëpunimit do të firmoset së shpejti në sektorët ku do të këtë më tepër shkëmbim eksperiencash.
Protokolli do të nënshkruhet gjatë vizitës që do të zhvillojë në Tiranë kryetari i bashkisë së Athinës, i cili mirëpriti ftesën e bërë nga Veliaj.
“Në figurën e kryebashkiakut të Tiranës nderojmë sot kontributin e qindra mijëra emigrantëve nga Shqipëria që po mbështesin prej dekadash qytetin tonë me punën e tyre të madhe, zgjuarsinë dhe optimizmin e tyre”, tha kryetari i bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis.
Veliaj dhe Kaminis do të bashkëpunojnë në majft sektorë për zhvillimin e qyteteve, ndërsa homologu grek do të kthejë vizitën e tij në Tiranë së shpejti.


