• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI MES MAY DHE JUNCER/ “Rriten shanset për arritjen e marrëveshjes së Brexit”
Home
Nderkombetare

TAKIMI MES MAY DHE JUNCER/ “Rriten shanset për arritjen e marrëveshjes së Brexit”

6 October, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Shanset që Mbretëria e Bashkuar dhe BE të bien dakord për një marrëveshje të Brexit janë rritur ditët e fundit, ka thënë kreu i Komisionit Europian.

Duke folur për shtypin austriak, Jean-Claude Juncker tha se nuk ishte i sigurtë nëse një marrëveshje mund të arrihej deri në tetor por mund të arrihej deri në nëntor.

Ministri i Jashtëm Sir Alan Duncan gjithashtu shprehu optimizëm se një marrëveshje mund të arrihet përpara dhjetorit.

Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars 2019.

Por ende nuk ka marrëveshje për disa çështje, duke përfshirë se si të shmangen kontrollet e reja në kufirin irlandez.

I pyetur në një intervistë se a mund të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm të liderëve evropianë për 11 ditë, zoti Juncker tha: “Ne nuk jemi aq larg, por vullneti ynë është i pandërprerë për të arritur marrëveshje me qeverinë britanike”.

Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij se mos-arritja e një marrëveshje nuk do të ishte e mirë pas për Britaninë dhe as për BE-në.

Zyrtarët e BE dhanë një vlerësim optimist të përparimit në negociatat të premten në mbrëmje dhe raportuan një atmosferë më të mirë në bisedimet mbi kufirin irlandez.

Kjo bëri që sterlina të rritej kundrejt euros dhe dollarit amerikan.

Korrespondenti i BBC në Bruksel, Adam Fleming, tha se zyrtarët “duket se po shtyjnë të gjithë marrëveshjen që të arrihet në samitin e BE më 17 tetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOURINHO largohet nga Man United? Klubi zbulon vendimin PËRFUNDIMTAR
Previous article Zubloni cila është dashnorja më e mirë nga shenjat zodiakale

F.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT