• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI MES DY KRERËVE TË LDK-VV/ Asnjë detaj pas darkës në vilën e Isa Mustafës
Home
Rajon

TAKIMI MES DY KRERËVE TË LDK-VV/ Asnjë detaj pas darkës në vilën e Isa Mustafës

25 January, 2020 k.autor Rajon

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së nuk kanë dhënë asnjë lloj deklaratë një ditë pas takimit mes dy krerëve. Mediat kosovare shkruajnë se takimi është pasuar nga një heshtje nga zyrtarët e partive përkatëse të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, të cilët u takuan një natë më parë në vilën e liderit të LDK’së në Prapashitcë.E vetmja që gjë kanë thënë dy përfaqësuesit e partive është se s’mund të japin detaje në lidhje me këtë takim.

Ndërkohë, disa zyrtarë të këtyre partive kanë thënë se Kurti e Mustafa prapë janë marrë të takohen përsëri për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Nuk duhet nëse Vetëvendosje ka pranuar të lëshojë pozitën e Kryetarit të Parlamentit dhe as nëse LDK ka hequr dorë nga pozita e Presidentit.

Pozita këto që kanë bllokuar arritjen e një marrëveshje për ndërtimin e Qeverisë së re. Kanë kaluar më shumë se 110 ditë prej se janë mbajtur zgjedhjet nacionale dhe gati një muaj prej se është konstituuar Parlamenti i Kosovës. Për të mundësuar arritjen e një koalicioni, Vetëvendosje ka propozuar të rrisë numrin e Ministrive në 14, duke ia dhënë LDK’së 6.

Mirëpo, Partia e Isa Mustafës ka refuzuar, duke mos pranuar të lëshojë pe për Kryeparlamentarin. Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së patën ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet.

Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje. Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPITENI I CITYT DREJT LAMTUMIRËS NGA PREMIER/ Guardiola: Është pak bastard!
Previous article DOSSIER/ Dëshmia e gjeneralit të njohur për dajën e Mirush Kabashit: Si i ekzekutuam dhe i groposëm Skënder Çelën dhe Mark Toçin

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT