Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian, që e quajti më të madhen marrëveshje tregtare ndonjëherë ndërmjet dy palëve.Sipas Trump, tarifat që do të vendosen për produktet evropiane që eksportohen në SHBA do të jenë 15%, ndërsa tarifat për çelikun dhe aluminin do të mbeten të paprekura.
Në kuadër të marrëveshjes, Bashkimi Evropian do të blejë nga SHBA-ja armatim dhe energji me vlerë 150 miliardë dollarë, si dhe do të kryejë investime në vlerë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara.
“Urime për këtë marrëveshje”, theksoi Trump.
Nga ana e saj, Ursula von der Leyen u shpreh se kjo marrëveshje tregtare do të sjellë stabilitet në marrëdhëniet ekonomike mes dy palëve.


