• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME TË RINJTË/ Basha nga selia: Ato ambasadorë dhe diplomatë që thonë të bashkëpunojmë…
Home
Shqipëri

TAKIMI ME TË RINJTË/ Basha nga selia: Ato ambasadorë dhe diplomatë që thonë të bashkëpunojmë…

2 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me një grup të rinjsh ka kujtuar sot 2 Korrikun e 1990-ës, datën në të cilën 28 vite më parë, qytetarët e Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundit e regjimit diktatorial.

Gjatë fjalës së tij Basha falënderoi të gjithë ata të rinj që në atë kohë u futën në ambasada dhe çanë digën që sipas tij solli edhe shembjen e murit të diktaturës.

Lideri i PD nuk kurseu as kritikat për ambasadorët e huaj, ndërsa theksoi se këta të fundit nuk po mbajnë qëndrim për negociatat.

Ai bëri të ditur se nuk do të bashkëpunojë për këtë çështje me qeverinë.

“Ata që thonë ‘bashkëpunoni e puthuni’ janë aut fare. Ne nuk bashkëpunojmë me qeverinë e krimit. Kemi mbajtur qëndrimin tonë për negociatat”, tha ai.

Mes të tjerash ai nuk kurseu ironitë dhe sulmet për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn, ndërsa tha se ai ishte një nga ata persona që u griste pantallonat të rinjve.

“2 korriku është një datë lirie. Një datë lirie, pasi është dita kur rinia shqiptare hodhi murin e izolimit, përmes ambasadave. Kanceri i komunizmit na kishte pushtuar në atë kohë. Pasaporta në atë kohë nuk jepej. Lëvizja edhe nga qyteti ishte e kontrolluar. Një vit para se të një vit para se të shembej sistemi u ekzekutua poeti Havzi Nela.

Fatmir Xhafaj me shok i shkepnin pantallonat të rinjt, se i kishin pantallonat tub. Sot është dita t’u themi qindra mijërave të rinjve në atë kohë që shembën regjimin. Sot është dita t’u themi faleminderit atyre që u ngritën për atë që ishte çarja e digës në 2 korrik dhe më pas shembja totale e murit.

Po sot pse jemi të izoluar? Jemi të izoluar nga tregjet, nga zhvillimi teknologjik. Sot ministri i Brendshëm mbron vëllain e tij të dënuar për drogë. Apo edhe kryeministri që është i lidhur me drogën. Ku jemi sot? Sot ka edhe hashash.

Ndaj mbushen ‘Toyota Yaris’ me euro. Ku shkojnë këto para? Do i pastrojnë. Ndaj shihni kulla gjithandej. Ndaj do merret teatri që të bëhet kulla. Moshapja e negociatave është shembull i izolimit”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDHNIN SHTËPI DHE BIZNESE/ Si u kapën MAT dy të rinjtë nga Durrësi. Policia i gjeti duke...
Previous article ZYRTARE: Arsenali transferon "yllin" e Dortmundit, mbrojtësi ballkanas do të mbajë numrin 5

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT