Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim Alex Sorosin, djalin e George Soros.
Menjëherë pasi lajmi u përhap me shpejtësi, Presidenca e konfirmoi takimin duke thënë se ishte në dobi të shqetësimeve të Presidentit për perpjekjet e qeverisë për të kapur reformën në drejtësi si dhe për gjallërimin e shoqërisë civile.
Të gjitha arsyet e sipermendura bien ndesh me deklaratat e Presidentit 5 muaj më parë teksa akuzonte drejtpërdrejt Soros-in se në fakt ishte ai që po tentonte të kapte shtetin.
Edhe nëse Ilir Meta mendon se populli i harron deklaratat e tij që zgjasin vetëm 1 ditë, irritimi i madh në rrjet dhe komentet e mëposhtme tregojnë tërësisht tjetër gjë. /ALPEnews.al







