• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKIMI ME QYTETARËT/ Majko: Veliaj e transformoi njësinë 5, mbajti…
Home
Sociale

TAKIMI ME QYTETARËT/ Majko: Veliaj e transformoi njësinë 5, mbajti…

22 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Fushata elektorale e kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot pasdite në një takim me banorët e Njësisë 5. Duke folur në këtë takim, ish-kryeministri Pandeli Majko vlerësoi se Njësia 5 ka pësuar transformimin më të madh në gjithë këto vite tranzicion dhe kjo falë punës së kryer nga kryebashkiaku Veliaj. Ndaj, theksoi ai, edhe në zgjedhjet e 30 qershorit banorët e kësaj njësie do të votojnë në masë për punën e bërë në lagjet e tyre dhe pwrmirësimin e kushteve të jetës.

“Kam një falenderim të veçantë për të gjithë ju sot këtu, të cilët përfaqësoni shpirtin e jashtëzakonshëm të Njësisë 5. Por në veçanti për gjithë atë masë të madhe njerëzish të cilët mitingun e vërtetë të Njësisë 5 e bëjnë të kutia e votimit, ditën e votimit, dhe ndaj jam i bindur që në 30 qershor, pa asnjë lloj presioni, të bindur dhe pa frikë ne do të shkojmë të ushtrojmë të drejtën tonë themelore, kushtetuese, të drejtën e votës. Në njësinë 5 ai që ka sy të shikojë, e jo vetëm veshë të dëgjojë, arrin të shohë sesi kanë ndyrshuar gjërat në këto 4 vite. Janë rregullur rrugë, janë transformuar blloqe banimi, ka ndryshuar cilësia e jetës.

Dhe ky është thelbi me të cilin duhet të merret politika me popullin e vet. Kjo është dhe mbetet realiteti i vërtetë i ndryshimit të qeverisjes së PS, sepse ajo matet me ndryshimin e cilësisë së jetës. Përpara 4 vitesh, ky park olimpik thuajse nuk ekzistonte. Quhej park, por nuk ishte i tillë. Sot secili që vjen e sheh ndryshim. Prej qeverisjes qendore dhe lokale i kthyem atë që merionte njësisë 5, që nuk e ka braktisur PS as në ditë të vshtira. Ndaj ndihem krenar, bashkë me miqtë dhe shokët që kemi punuar në këto 5 vite. Dhe po kështu komunitetin e Njësisë 5. Ajo që flet vetë është ndryshimi i Njëisë 5. Unë e di që kur shikoni Erioni nëpër njësi i thonë këtu është baza, këtu është zemra, por nuk besoj se ka parë në ndonjë vend, një pjesë marrje si kjo e jona”, tha Majko.

Ai ka ftuar të gjithë banorët e kësaj njësie të votojnë në 30 qershor, pasi Bashkia e Tiranës nuk ka qeverisur qytetin vetëm për socialistët por edhe për demokratët. Sipas tij, Veliaj është kryetar i bashkisë që flet me punë, pasi premtimet e bëra në 2015 sot i ka bërë realitet.

“Ndaj ftesa është që për 30 qershor ejani votoni. E dimë situatën, e dimë traumën, por ky është një vendim i marrë nga ata. Nuk e kemi marrë ne. Ata që kanë kujtesë e dinë se pas zgjedhjve të ’96, në morëm pjesë në zgjedhje, dhe na behej pyetja a do i ruani votat, a do ua vjedhin prapë votën. Është mirë të kthjemë nga njëherë kokën prapa, për ata që tundin shaminë e Dezdemonës. Historia e vjedhjes ë votës nuk ka fillaur këto vite, as historia e të fortëve. Madje po t’i gërvishtës nga pak, karrierën politike nuk e kanë filluar aty. Ndaj në datë 30 i ftojmë të vojnë për këshilltarët tanë, për Erion Vleiaj si një përfaqësues i një komuniteti i cili tha që do e bëj dhe e bëri. Kaq e thjeshtë është sot mënyra e të bërit të politikës. Do e bëj, dhe e bëri”, tha Majko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI DHËNË EDHE LOPË"/ Fatos Klosi e pranon: Ja si i kemi blerë VOTAT me LSI
Previous article E RËNDË NË ELBASAN/ Makina "fluturon" këmbësorin, ndodhet...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT