• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME MINISTRAT E BRENDSHËM TË EUROPËS/ Marrëveshjet që do firmosen
Home
Politikë

TAKIMI ME MINISTRAT E BRENDSHËM TË EUROPËS/ Marrëveshjet që do firmosen

4 October, 2018 k.autor Politikë

Menaxhimi i kufijve, lufta kundër trafikimit të drogës dhe terrorizmi janë çështje me rëndësi jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për mbarë Europën, prandaj Ministria e Brendshme e Shqipërisë do të nënshkruajë marrveshje me partnerët  e FRONTEX gjatë mbajtjes së Ministerialit mbi çështjet e brendshme dhe të drejtësisë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Tiranë.  Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një intervistë për News24 tha se ardhja në Tiranë e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian konfirmon prespektivën e qartë evropiane të Shqipërisë.

“Pritet që gjatë ministerialit të nënshkruhen tre marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë. Konkretisht për menaxhimin e kufijve, në fushën e luftës kundër terrorizmit si edhe në fushën e intensifikimit të përpjekjeve kundër drogërave dhe narkotikëve në përgjithësi. Ndihma do të jetë përmes rritjes së kapaciteteve njerëzore, logjistike dhe përgjithësisht ekspertizës në luftë kundër këtyre fenomeneve. Këto fusha janë të identifikuara si cështje me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, padyshim, por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian në përgjithësi.” -u shpreh Lamanllari.

Përveç Ministerialit, dy ditë më parë në Tiranë u mbajt një tjetër event i rëndësishëm në fushën e sigurisë siç ishte takimi i drejtuesve të policisë kriminale të Evropës Juglindore, ku u bënë bashkë në Tiranë 70 drejtues të lartë të policive të Ballkanit dhe Evropës. Zëvendësministri Lamallari tha se në këtë takim u diskutua mundësia e shkëmbimit të eksperteve dhe oficerëve ndërkombëtar për të thelluar hetimin ndaj grupeve kriminale dhe aseteve të paligjshme.

“Diskutuam edhe për mundësinë e lehtësimit të procedurave të shkëmbimit të oficerëve. Kjo ishte edhe një këmbëngulje e palës shqiptare, pasi përmes shkëmbimit qoftë edhe të përkohshëm të ekspertëve ndërkombëtarë, bëhet e mundur thellimi i hetimeve kundër grupeve kriminale dhe aseteve të paligjshme.” theksoi zv/ministri.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit në një kohë të shpejtë dhe më efektive të informacionit policor mes palës shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese evropiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luis Enrique si asnjë tjetër/ Shikoni mënyra e veçantë që prezantoi listën e Spanjës (VIDEO)
Previous article ANGLI FËMIJËSH/ Southgate befason me emrat e grumbulluar, në listë edhe një...

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT