• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME KURTIN/ Turqia ofron mbështetje për “paqen në Ballkan”
Home
Rajon

TAKIMI ME KURTIN/ Turqia ofron mbështetje për “paqen në Ballkan”

4 February, 2023 F.autor Rajon

Presidentin turk Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e nevojshëm, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia.

Ai këto komente i bëri në Stamboll, më 3 shkurt, me rastin e vizitës së parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi.

“Ne i kushtojmë rëndësi madhore zhvillimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës dhe të gjithë fqinjëve të saj. Në këtë suazë ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të dëshmojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i dialgout me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, u shpreh Erdogan.

Në konferencën e përbashkët për media, pas takimti të 3 shkurtit, Kurti falënderoi Turqinë për “mbështetjen e zëshme” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës.

“Në NATO na bashkon orientimi. Në Këshill të Evropës vlerat. Në të dyjat, na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Evropës”, tha kryeministri.

Ai tha se bashkë me Erdogan biseduan për raportet mes Kosovës dhe Turqisë, me theks të veçantë për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes.

“Një nga synimet tona kryesore si Qeveri e Republikës së Kosovës, është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme”, tha Kurti duke shtuar se duhet të shfrytëzohet “bashkëpunimi për ta arritur potencialitetin e madh të tij”.

Presidenti turk tha se Turqia po vazhdon përpjekjet për t’u siguruar që Kosova të “arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare”, dhe u shpreh mbështetës për rrugëtimin dhe ambicien e Kosovës për integim në organizatat ndërkombëtare.

Paralelisht, Erdogan tha se diskutoi me Kurtin se çfarë mund të bëhet më shumë në investime ekonomike, si dhe në luftën kundër terrorizmit. Erdogan vuri theks të veçantë te lëvizja Hizmet, e klerikut Fetullah Gulen, të cilës Turqia i referohet me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste.

“Trajtuam hapat që duhet të marrim për të rritur bashkëpunimin dhe solidaritetin tonë kundër aktiviteteve të organizatës FETO në Kosovë”, u shpreh Erdogan.

Presidenti turk në anën tjetër tha se Turqia është bërë vendi që eksporton më së shumti në Kosovë në dy vitet e fundit, “me një vëllim tregtar prej 610 milionë eurosh”.

“Këtë vëllim duhet ta rrisim në një miliard euro. Kurse, investimet e kompanive turke në Kosovë i janë afruar nivelit të 400 milionë eurove”, tha ai, duke shtuar se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) “ka vënë në shërbim të Kosovës një burim prej gati 100 milionë eurosh, përmes afro 700 projekteve të ndryshme”.

Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve direkte në Kosovë. Njëherësh, është një ndër shtetet e para që ka njohur shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJE SHIU DHE DËBORE/ Si do të luhaten temperaturat
Previous article AKUZAT/ Pastruesja i grabiti shumën e madhe të parave në banesë, arrestohet ish-zyrtarja e kryeministrisë, Alda Klosi

F.autor

Postime të ngjashme

MASKOHESHIN SI PUNONJSË TEKNIKË/ Arrestohen dy grabitës serialë në Athinë Rajon

MASKOHESHIN SI PUNONJSË TEKNIKË/ Arrestohen dy grabitës serialë në Athinë

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës Rajon

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT