• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME FRANCO FRATININ/ Berisha: Qeveria ka asgjësuar Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese
Home
Politikë

TAKIMI ME FRANCO FRATININ/ Berisha: Qeveria ka asgjësuar Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese

21 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim, ish-ministrin e jashtëm të Italisë dhe ish-zv.presidentin e Komisionit Europian, Franco Frattini.

Zoti Berisha e painformuar Frattinin rreth situatës në vend, sidomos me “gjendjen katastrofike të krijuar me asgjësimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese”, të cilat siç është shprehur ish-kryeministri, janë një grusht shteti brenda shtetit.

Gjatë bisedës Berisha i ka deklaruar Frattinit se “të gjitha këto kanë bërë që lidhjet e krimit me pushtetin të trashen cdo ditë e më shumë, vendi të bëhet më i pasigurtë se kurrë dhe shqiptarët të braktisin vendin e tyre më shumë se kurrë.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha rreth takimit me Franco Frattini.

Takim me Fanko Frattinin, ish ministrin e jashtem te Italise dhe ish zevendes presidentin e Komisionit Europian!

Te dashur miq, gjate qendrimit te tij ne Tirane pata nje takim miqesor me mikun e shquar te shqiptareve, ish ministrin e jashtem te Italise dhe ish zevendes presidentin Komisionit Europian, Franko Frattini. Ne kete takim ishte i pranishem dhe ambasadori i Republikes se Italise, Cutilio.

Shfrytezova rastin t’i shpreh mikut te shquar mirenjohjen me te thelle per mbeshtjetjen shume te çmuar te tij dhe qeverise Italiane, qe i dhane Shqiperise ne procesin e anetaresimit ne NATO, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin e marredhenieve miqesore midis dy vendeve tona.

Ne kete takim une njoha mikun e shquar me gjendjen katastrofale te krijuar ne Shqiperi nga grushti i shtetit brenda shtetit me asgjesimin e Gjykates Kushtetuese dhe marrjen e funksioneve te saj nga kreu i ekzekutivit.

Sot ne Shqiperi Kushtetuta eshte nje leter pa vlere pasi ajo sanksiononte si garant te saj Gjykaten Kushtetuese. Asgjesimi me qellim i Gjykates Kushtetuese ka bere te mundur qe kreu i ekzekutivit Edi Rama me mazhorancen e tij te marrin pushtetin e kesaj gjykate. Ai mashtron shqiptaret dhe komunitetin nderkombetar duke deklaruar se ne Shqiperi Gjykata Kushtetuese funksionon, nderkohe qe sipas Kushtetutes dhe vet ligjit te kesaj gjykate ajo nuk mund te pranoje me dy anetare qe kane mbetur asnje ankes nga askush.

Pas ketij akti puçist, nje seri ligjesh antikushtetuese te mazhorances ne parlamentin e saj, vendimesh te panumerta antikushtetuese te qeverise dhe te gjykatave tashme te kontrolluara teresisht nga Rama, qe dhunojne lirite dhe te drejtat e njeriut, mbeten ne fuqi dhe te pacenueshme pasi nuk ka Gjykate Kushtetuese.

Po keshtu, me qellim, nepermjet vetingut nga larte poshte u asgjesua Gjykata e Larte, aty sot jane grumbulluar dhe presin pergjigje nga nje institucion e vdekur 24.300 dosje kurse gjykatat e tjera jane shnderruar ne zyra te ekzekutivit, ne te cilat, nen terrorin e vetingut, 98% e vendimeve i fiton qeveria.

Pervec ketyre Rama mori vete ne dore Prokurorine e Pergjithshme duke emeruar ne kundershtim me Kushtetuten nje person te perkohshem dhe fill mbrapa shkaterroi Prokurorine e Krimeve te Renda, e cila kishte dosjet e hetimit te ministrave te tij Tahiri, Xhafa dhe bandave te lidhur direkt me te.

Ne kete takim u ndala tek Dvoran Vetingu i shnderruar ne instrument te gjahut te shtrigave dhe aferave korruptive direkt nga Rama nepermjet sekretarit te tij te pergjithshem.

Te gjitha keto kane bere qe lidhjet e krimit me pushtetin te trashen çdo dite e me shume, vendi te behet me i pasigurte se kurre dhe shqiptaret te braktisin vendin e tyre me shume se kurre.

Takimi ishte i hapur. sb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR NË ELBASAN/ Pranga të RIUT, goditi me sende të forta në kokë 54-vjeçarin (EMRAT)
Previous article MBLEDHJE URGJENTE TE REAL MADRID/ Lopetegui nuk duket i shqetësuar nga takimi

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT