• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME EMIGRANTËT SHQIPTARË/ Rama ‘mesazh’ homologut grek, Mitsotakis me vargjet e Naim Frashrit të shkruar në greqisht
Home
Politikë

TAKIMI ME EMIGRANTËT SHQIPTARË/ Rama ‘mesazh’ homologut grek, Mitsotakis me vargjet e Naim Frashrit të shkruar në greqisht

12 May, 2024 s.autor Politikë

Para mijëra emigrantëve shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i dërgojë një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis me vargjet e Naim Frashrit të shkruar në greqisht.

“Përpara se të largohem dhe në pamundësi për ta takuar. Dëshiroj ti lë një pusullë mikut tim, të zgjedhur nga populli i këtij vendi, kryeministrit Mitsotakis.I dashur Kyriakos, në vitin 1986 poeti ynë Naim Frashri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.

“Duam më të gjithë fqinjët, sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, në vëllazërim. Me rend dhe paqe të jetojmë. Le të mos bëhemi armiq dhe të mos zihem, mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar. Është koha e mirëqenies, është koha e lirisë! Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”, tha Rama në fund të fjalës së tij.

Ndërkohë, kreu i qeverisë tha se ka bërë gabime ne keto 10 vite, ne asnje rast nuk ka tradhtuar ata që i kane besuar shqiptaret, te drejtoje vendin.

“Unë nuk iki dot sot pa ju thënë edhe dy fjalë: Gabime unë mund të kem bërë plot në këto 10 vjet. Ju kërkoj ndjesë për cdo gabim që kam bërë, por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që më kanë besuar qoftë edhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund ti bëhet një njeriu në jetë sesa udhëheq vendin e tij. Nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që me josh apo më detyron të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës tuaj. Për të cënuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh, apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do ketë më të bukur se kjo”, u shpreh kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRAVON DEBATI MES EGLËS DHE ROMEOS/ Banori i BBV i kthehet keq: Kërkon të bësh engjëllin, vazhdo fli gjumë
Previous article FOTOLAJM/ Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë, përqafim nga bashkëshortja

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT