• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME AMBASADORIN E BE-së/ Kryemadhi: Maxhoranca minoi konsensusin, ja pse e bllokon reformën në Drejtësi
Home
Politikë

TAKIMI ME AMBASADORIN E BE-së/ Kryemadhi: Maxhoranca minoi konsensusin, ja pse e bllokon reformën në Drejtësi

15 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Duke theksuar vullnetin e LSI për mbështetjen dhe përshpejtimin e procesit të Integrimit Europian, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka ndare me Ambasadorin e ri të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, shqetesimin per bllokimin e reformes ne drejtesi nga ana e maxhorances.

 

Gjatë takimit Kryemadhi nënvizoi vullnetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbështetjen dhe përshpejtimin e procesit të Integrimit Europian.

Në lidhje me Reformën në Drejtësi Kryemadhi theksoi se kjo reformë është bllokuar nga mazhoranca me qëllimin e vetëm kapjen e saj, duke minuar konsensusin e 21-22 Korrikut 2016 dhe qëllimin për të cilin kjo reformë u ndërmor. Bllokimi i ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë është bërë me qëllim nga mazhoranca për t’u ruajtur nga ndëshkimi lidhur me gjithë aferat korruptive dhe kriminal, ku ajo është përfshirë.

“Kthimi në frymën, parimet i 21-22 korrikut 2016, të një Reforme që në atë kohë mori dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias është rruga e vetme për implementimin e një reforme të drejtë, të paanshme e të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Kryetarja e LSI-së.

Përsa i përket Reformës Zgjedhore Kryemadhi nënvizoi se reforma është bllokuar nga mazhoranca në mënyrë të qëllimshme për ta kapur atë, dhe për të deformuar thelbin e saj.

“Pa i dhënë përgjigje, problemit më madhor që shkatërron zgjedhjet në Shqipëri, shitblerjes së votës, Reforma Zgjedhore thjesht do të riciklonte problemet e së shkuarës pa ndryshuar asgjë, nga objektivi për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, theksoi Kryetarja e LSI.

Ajo nënvizoi se konfirmimi nga Këshilli i Europës, se mbi 20 përqind e votave janë shitur dhe janë blerë si dhe konfirmimi nga raporti i OSBE/ODIHR se kriminelët janë përfshirë në fushatë si pjesë e shtabeve elektorale apo si kandidatë, kërkon përgjigje të fortë dhe të menjëhershme në reformën e re zgjedhore, pasi në të kundërt demokracia në Shqipëri do të rrënohet dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë turpi i Evropës për nivelin e zgjedhjeve që ajo zhvillon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS PËRPLASJES PUBLIKE PËR ÇËSHTJEN E KUFIJVE/ Thaçi e Haradinaj shihen bashkë tek...
Previous article MILANI MBETET "THATË"/ RABIOT bën lëmsh ekipet, vendos përfundimisht për të ardhmen

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT