• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME KOTZIAS/ Ligji i luftës me Greqinë, Bushati optimist për zgjidhjen
Home
Shqipëri

TAKIMI ME KOTZIAS/ Ligji i luftës me Greqinë, Bushati optimist për zgjidhjen

20 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, është optimist për avancimin pozitiv të marrëdhënieve Shqiptaro-Greke që nga takimi i Kretës. Bushati vlerëson si zgjidhje të pritshme efektive abrogimin e ligjit të luftës me një akt ekuivalent si dekreti mbretëror me të cilin ky ligj u vendos.

 Intervistë e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për Televizionin “Top-Channel”

Pyetje: Zoti Bushati, të paktën, që pas takimit të Kretës kemi sinjale pozitive dhe lëvizje nga pozicionet. Greqia po shqyrton aktualisht opsionet se si do t’a abrogojë Ligjin e Luftës, një çështje që ka mbajtur palët të ngurta në pozicionet e tyre për vite me radhë.

Ministri Bushati: Besoj se kemi shënuar progres në këtë drejtim sepse tanimë ka një fakt të pranuar për ekzistencën e Ligjit të Luftës dhe për pasojat e tij, jo thjesht në kuptimin politik e psikologjik, por edhe kuptimin ligjor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që Ligji i Luftës të shfuqizohet me një akt ekuivalent nga pikëpamja e së drejtës, për të prodhuar të gjitha ato efekte pozitive të pritshme në praktikë.

 Pyetje: Me aktin ekuivalent kemi të bëjmë p.sh nga Presidenti, nga Parlamenti, apo është çështje e grekëve kjo?

 Ministri Bushati: Kjo është një çështje e brendshme e palës greke, e cila është diskutuar edhe në nivel ekspertësh. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që përmes një akti ekuivalent, ne të marrim në këtë proces diskutimi që ka nisur, të gjitha efektet pozitive të pritshme nga shfuqizimi, qoftë edhe në kuptimin politik të fjalës, sepse pranohet që një relike e së shkuarës nuk ka asnjë lloj lidhjeje me realitetin ekzistues ku dy vendet tona janë anëtare të NATO-s dhe bashkëpunojnë në procesin e integrimit evropian. Gjithashtu edhe pjesa ligjore e cila, natyrisht do të ketë efekte në praktikë.

 Pyetje: Për çfarë efektesh për shembull mund të flitet?

 Ministri Bushati: Çështje që kanë lidhje me pronat e sekuestruara dhe çështje të tjera të cilat natyrisht do të rregullohen në bazë të legjislacionit dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Pyetje: Lidhur me marrëveshjen e detit dhe negociatat që bëhen me palën greke, në çfarë faze jemi tani, për të shkuar më pas të ngritja e grupit të punës dhe a jeni i sigurt zoti Ministër se pas një marrëveshje të mundshme për ndarjen e kufirit detar me Greqinë, nuk do të kemi një rrëzim tjetër?

 Ministri Bushati: Së pari, ka diskutime eksploratore të cilat natyrisht kanë hyrë në një fazë më intensive periudhën e fundit, me shpresën që do të arrijmë një dakordësi për boshtet kryesore në të cilat do të operojmë në të ardhmen, për të mbyllur të gjitha çështjet e karakterit “kufitar”, po i quaj, qoftë për sa i përket pjesës tokësore po ashtu edhe pjesës detare. Sepse edhe në lidhje me pjesën tokësore nuk konsiderohet e gjithë paketa e mbyllur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe me çështjen detare, pavarësisht se e drejta ndërkombëtare dhe zakoni imponon zgjidhje dhe filozofi domosdoshmërisht jo të njëjtë për të dyja këto çështje.

Jemi në këto lloj bisedimesh.Natyrisht precedentët e së drejtës ndërkombëtare janë nga më të ndryshmit por është në interesin e Shqipërisë dhe Greqisë që të gjejnë një zgjidhje e cila të jetë e pranueshme për të dyja palët, pra të ekzistojë interesi i ndërsjellë, ç’ka nuk rezultoi në vitin 2009.

 Pyetje: Kotzias foli për një spostim 12 milje?

Ministri Bushati: Është një opsion i bazuar gjithashtu në të drejtën ndërkombëtare, janë disa opsione të cilat po shqyrtohen. Është një proces i cili do të kalojë nga një sit shumë më i hollë edhe për shkak të precedentit të 2009-s, edhe për shkak të përplasjeve të asaj periudhe. Jemi të vendosur për të analizuar të gjitha mundësitë dhe për të vazhduar më pas drejt një zgjidhjeje që do t’i interesojë të dyja palëve. Sepse në fund të ditës, duhet një zgjidhje ku të dyja palët t’a ndiejnë vetën mirë me një marrëveshje të tillë. Aq më tepër këto janë marrëveshje shumë të rëndësishme që nuk ç ‘bëhen e bëhen një herë dhe qëndrojnë aty.

 Pyetje: Greqia duket se është e kënaqur edhe me avancimin e palës shqiptare për ndërtimin e një varreze tjetër. Ka një vendim qeverie sot dhe çfarë do të thotë ky vendim?

Ministri Bushati: Nuk bëhet fjalë për ndërtimin e varrezave të reja. Më duhet t’a theksoj këtë për opinion publik. Në vitin 2009, qeveria shqiptare dhe qeveria greke kanë miratuar një marrëveshje për ndërtimin e dy vend-prehjeve për të rënët grekë gjatë luftës në vitet‘40-41’. Natyrisht që kjo marrëveshje nuk është kundërshtuar në rrugë gjyqësore. Pra, në kuptimin e Konventës së Vjenës është një marrëveshje e vlefshme dhe detyruese për palët. Që kur morëm detyrën, ne i kemi shprehur qeverisë greke disa shqetësime në lidhje me këtë marrëveshje. Kemi kërkuar që ajo të kishte një protokoll zbatimi ku të detajohej më qartë mënyra sesi do të bëhej identifikimi i të rënëve, perimetri i vend-prehjes, ndarja e vend-prehjes sëtë rënëve gjatë luftës me varrezat civile, mënyrat sesi do të identifikoheshin ato, ka disa mënyra, në medaljon etj. etj. Janë çështje teknike që ekspertët duhet t’i dinë shumë më mirë. Për shkak të detyrës, më është dashur, edhe unë, të lexoj e të konsultoj literaturë për këtë çështje. Sot për sot, ne jemi në procesin e zbatimit të kujdesshëm të gjithë këtij procesi dy vjeçar ku kemi vijuar diskutimet në nivelin e ekspertëve, sepse ka një komitet të përbashkët për këtë çështje. Shpresoj se jemi duke ezauruar fazën e luftës apo çështje që burojnë nga Lufta e Dytë Botërore.

Pyetje: Nëse i vemë në një balancë, ne përfitojmë të paktën aborgimin e Ligjit të Luftës nëse vazhdojmë në këtë frymë, një ndarje korrekte të drejtë për palët të ndarjessë kufirit mes dy vendeve dhe ndërkohë pala greke përfiton këtë çështje që thatë ju, çështjen e varrezave të ushtarëve të rënë në Shqipëri. Duket sikur Shqipëria në këtë rast është më përfituese. Ju ç’farë i keni dhënë Greqisë, nëse mund të flitet në këtë gjuhë.

 Ministri Bushati: Nuk ka pikë diskutimi që detyra e një ministri të Jashtëm është të mbrojë sa më fort dhe me sa më dinjitet interesat e vendit që përfaqëson. Por, ky është një proces diskutimi, negocimi, ku natyrisht palët, prej pozicioneve të tyre të skajshme për të shkuar drejtë zgjidhjeve të kompromisit i bëjnë që në fund të ditës të ndihen mirë. Kur flasim për ndarjen e detit, në asnjë moment qeveria shqiptare nuk është nisur nga qëllimi që do t’i marrë një copë territor Greqisë. Ne duam një marrëveshje të drejtë dhe të ndershme, sepse në fund të ditës jemi fqinjë dhe në këtë kënd të Evropës do të zbatohen projekte strategjike në të cilat Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë. Prandaj, është e rëndësishme edhe në funksion të klimës së mirëbesimit për të ardhmen e përbashkët.

Së dyti, kur flasim për kapitullin e Luftës së Dytë Botërore, ne jemi shumë të interesuar që t’a ezaurojmë të gjithë kapitullin. Pra, që nga çështja e Ligjit të Luftës, së pronës, çështjes çame, varrezave apo vend-prehjes së të rënëve e kështu me radhë. Por, instrumentet nuk janë të njëjtë për secilën prej këtyre çështjeve, pavarësisht se në funksion të klimës së besimit, ne kemi ndërtuar një paketë dhe kemi përfshirë të gjitha çështjet aty, natyrisht duke i kategorizuar edhe sipas tematikave apo sipas logjikës kohore. Po kështu, janë dhe çështje të tjera të një rëndësie thelbësore besoj për jetën e qytetarëve. P.sh. shërbimet konsullore. Ne jemi në diskutime me palën greke për vulën Apostile. Pra, do të ishte një lehtësi shumë e madhe, sidomos për bashkëkombësit tanë që jetojnë Greqi, pasi do të reduktonte ndjeshëm shpenzimet e tyre financiare por edhe kohën që ata sot për sot shpenzojnë në procesin e verifikimit të dokumenteve. Po kështu, njohjae patentave apo e lejeve të drejtimit, mund të duken çështje dytësore apo tretësore, sidomos për ne që jetojmë në Shqipëri. Por, janë çështje shumë të rëndësishme për bashkëkombësit tanë që jetojnë në Greqi. Po kështu, ka diskutime për projektet e përbashkëta në fushën e avancimit të mëtejshëm të të drejtave dhe pakicës greke, në rastin në fjalë, në Shqipëri.

Pyetje: Prekët pak më përpara çështjen çame, ç’farë vendi zë ne këtë dosje të plotë që po diskutohet?

 Ministri Bushati: Atë vend që kësaj çështjeje i takon. Pra, është pjesë e problematikës e cila është e vendosur në dosjen tonë diplomatike me palën greke dhe është ajo çështje për të cilën është folur shumë gjithë këto vite. Kjo qeveri ka bërë, mendoj, një punë të lavdërueshme duke e trupëzuar si pjesë të programit të politikës së Jashtme dhe natyrisht, është një çështje, e cila lidhet me problematikën e Luftës së Dytë Botërore.

 Pyetje: Pra, nëse abrogohet Ligji i Luftës, a do të thotë një mundësi më e madhe aksesi për fitimin e të drejtave të pronësisë së tyre në gjyqësorin grek? Ka qenë, të paktën, një argument i mëhershëm i zyrtarëve grekë…

Jam partizan i politikës së hapave të vegjël, por të njëpasnjëshëm. Besoj fuqimisht që shfuqizimi i Ligjit të Luftës do të prodhojë efekte të mira, jo vetëm politike e psikologjike në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe pasoja ligjore në gëzimin e të drejtave pronësore. Çështjet, më pas praktike, se si e se tek do të gëzohen këto prona, ne do të jemi këtu dhe do të kemi mundësi për t’i analizuar dhe për t’i diskutuar.

 Pyetje: Duke folur në këtë mënyrë, edhe ju, edhe homologu juaj Kotzias duket se po shkohet ndjeshëm drejt një normaliteti të marrëdhënieve mes dy vendeve, ç’ka i bën mirë Shqipërisë edhe në kuadër të aspiratës së saj për të hapur negociatat për anëtarësim.A keni filluar t’a ndieni veten si ministri i Jashtëm shqiptar që do të ketë një vend të rëndësishëm në histori?

Ministri Bushati: Është ende herët për të folur për këtë çështje.Në radhë të parë duhet të kuptojmë që këtu nuk kemi të bëjmë me vizione apo me qëndrime individuale. Këto janë vizione të një ekipi qeverisës dhe qëkur ky ekip qeverisës, është mandatuar nga qytetarët, ka prezantuar një lloj qasjeje në raport me fqinjin tonë jugor. Duam që të gjitha çështjet t’i zgjidhim një e nga një. Do të kërkojë kohën e vet si proces. Kreta ka shënuar një progres, shpresoj shumë që edhe në Korçë të shënojmë një progres edhe më të dukshëm, më të kuptueshëm për qytetarët tanë dhe të punojmë fort për çlirimin e potencialeve tanë, ende të pashfrytëzuara, kryesisht në fushën e ekonomisë dhe në fushën energjetike. Edhe sikur të mos ekzistonte perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dy fqinjë, ne duhet të normalizojmë marrëdhëniet dhe t’i shumëfishojmë ato.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjithë duhet ta dini këtë gjë! Ja sa shpesh duhet të ndërrohet brisku i rrojës?
Previous article FOTO/ E përdhunoi dhe më pas i hodhi faturën 100 dollarëshe në fytyrë duke i thënë: "Bye Bye"

Redaktor2

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT