Kryeprokurorja e Përgjitshme e Përkohshme Arta Marku është takuar me Ambasadoren e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.
Raportohet nga Prokuroria e Përgjitshme se Vlahutin ka mbërritur në ambjentet ku do të zhvillohet takimi, ndërsa akoma nuk ka një ide të qartë se për çfarë do të bisedohet.
Disa prej raportimeve thonë se do të flitet rreth objektivave të 2018-ës dhe gjithashtu për situatën e ‘Reformës në Drejtësi’.
***
Po sot kryeprokurorja ka qenë në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajn.
Në takim ishin të pranishëm edhe zv.drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.
Takimi ishte në kuadër të operacionin ‘Forca e ligjit’, që ka nisur si aksion pak muaj më parë.
Ndërkohë Kryeprokurorja e përkohshme është takuar edhe me disa ambasadorë të akredituar në vendin tonë.
Ndër të parët që e ka vizituar ka qenë ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, për të cilin thuhet se i ka lënë porosi të hetojë rastet e korrupsionit qoftë edhe në nivele të larta.
Pas tij në zyrën e saj kanë shkuar ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz si dhe ambasadorin italian Alberto Cutillo.
Ndërsa dje, vizitorët e radhës kanë qenë Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Johan Ndisi dhe ai i Austrisë, Johann Sattler.
Përgatiti: AlpeNews.al


