• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
TAKIMI I TEATROVE “KADRI ROSHI”/ Sjell në skenë 7 trupa përgjatë një jave
Home
Kulturë

TAKIMI I TEATROVE “KADRI ROSHI”/ Sjell në skenë 7 trupa përgjatë një jave

12 November, 2018 k.autor Kulturë

Takimi i teatrove “Kadri Roshi” në Gjirokastër i cili vjen në kuadër të 50-vjetorit të teatrit ”Zihni Sako” u hap nga trupa e teatrit “Kujtim Spahivogli” të Tiranës, me shfaqjen “Shërbëtorët”.

Ky festival do të sjellë në skenë 7 trupa përgjatë një jave. Drejtori i këtij aktiviteti, Kudret Alikaj tha se ky është një rizgjim i artit dhe i përgjigjet nevojës, kërkesave dhe shijes së publikut, për të pasur një produkt cilësor teatral.

Dy ekspozita, që sollën përkatësisht kostumet e shfaqjeve të ndryshme gjatë historisë së teatrit, e figura të shquara të artit, ishin pjesë e organizimeve të çeljes së eventit.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami kujtoi se ky rizgjim duhet mbështetur me restaurimin e mjedisit të teatrit, ngrohjen e sallës për shfaqjet në dimër, mbështetje që i tejkalon sipas saj mundësitë financiare të bashkisë.

Niko Dhoska dhe Bukuroshe Kokalari, aktori dhe aktorja e parë e teatrit, si dhe skenografi i parë Vaso Lili u nderuan me titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia e qytetit. Në skenën e festivalit mbrëmjen e djeshme u ngjit teatri “Skampa” i Elbasanit, me komedinë “Volpone”.

Mbrëmjen e sotme për publikun vjen komedia ”Lajzelota” nga trupa e teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi”./a.a/j.p/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Skuadra SHQIPTARE gjen trajner të ri, në krye të pankinës vjen një italian
Previous article CNN: Si ndikohemi dhe sot nga lufta e 100 viteve më parë

k.autor

Postime të ngjashme

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

KULLAT E VERIUT DREJT RESTAURIMIT/ Gonxhja: Brenda 2027 kalojmë te investimet, synimi t'i kthejmë në bujtina e muze Kulturë

KULLAT E VERIUT DREJT RESTAURIMIT/ Gonxhja: Brenda 2027 kalojmë te investimet, synimi t'i kthejmë në bujtina e muze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT