• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Takimi i Pogradecit/ Mësohen marrëveshjet që do të nënshkruajnë mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia
Home
Shqipëri

Takimi i Pogradecit/ Mësohen marrëveshjet që do të nënshkruajnë mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia

15 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Takimi i Pogradecit, Shqipëria merr “në mbrojtje” Institutin e Shqiptarëve të Maqedonisë Për herë të parë, kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë do të zhvillojnë një takim të përbashkët, ditën e sotme në Pogradec.

Ky zhvillim vjen pas të ashtuquajtur “Deklaratë e Tiranës”, marrëveshje që një vit më parë shërbeu për të dakordësuar mes partive shqiptare në Maqedoni një axhendë të vetme për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Në këtë takim të të dy kabineteve, sipas asaj që ka mësuar “Lexo.al”, përmirësimi i pozitës së shqiptarëve në vendin fqinj do të jetë sërish në fokus të bisedimeve. Një ndër marrëveshjet më të rëndësishme që do të nënshkruhen mes dy qeverive tona është ai për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh përmes Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Një institut shkencor i themeluar në vitin 2007, ITKSSHM-ja është përballur ndër vite me vështirësi të ndryshme, duke u përballur me mungesë kronike fondesh dhe duke u parë shpesh me armiqësi nga shteti maqedonas.

Falë kësaj marrëveshje, ky Institut i çmuar do të kalojë nën mbrojtjen e shtetit shqiptar dhe pavarësia e tij do të garantohet tashmë nga një marrëveshje dypalëshe ndërshtetërore. Të tjera marrëveshje me një përfitim të drejtpërdrejtë për shqiptarët e Maqedonisë janë edhe ato në fushën e edukimit dhe ndërlidhjes. Konkretisht marrëveshja për ndërtimin e përbashkët të korridorit 8 si dhe marrëveshja për intensifikimin e shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve. Në fokus të bisedimeve do të jetë edhe formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh, një forum i cili do të ofrojë shanse të shtuara për një bashkëpunim më të fortë ekonomik midis shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Wenger insiston: Ozil nuk do t'i bashkohet United
Previous article Flor Binaj ka dy fjalë për ju shoferë/e: Pasqyrat në makinë kanë vetëm një funksion, ato s’janë për...

Redaktor2

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT