• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Takimi i nivelit të lartë të BE: Dogana ndëshkuese të SHBA nuk duhet të ketë
Home
Europë

Takimi i nivelit të lartë të BE: Dogana ndëshkuese të SHBA nuk duhet të ketë

24 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

SHBA e kanë përjashtuar BE vetëm përkohësisht nga doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin. Në takimin e nivelit të lartë të BE qeveritë shfaqen me besim në vetvete përballë Uashingtonit.

BE është i gëzuar që doganat ndëshkuese të SHBA për eksportet evropiane të çelikut dhe të aluminit në SHBA njëherë për njëherë nuk do të zbatohen. Por menjëherë  BE kalon në ofensivë. Evropianët mendojnë se kanë të drejtë mbi bazën e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. Taksat ndëshkuese, shkruhet në konkluzionet e takimit të nivelit të lartë, “janë të pajustifikuara” dhe nuk shpjegohen me interesa nacionale të sigurisë. SHBA u bëhet thirrje që përjashtimet t’i bëjnë të përhershme.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz kërcënoi: “Nëse Presidenti merr vendim të gabuar, atëherë BE do të reagojë fuqimisht”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha: “Ne do t’i mbrojmë interesat tona”.

Me fjalë të tjera: po të mos e tërheqë përgjithmonë kërcënimin qeveria e SHBA, BE do të caktojë nga ana e tij dogana ndëshkuese ndaj produkteve të SHBA si motoçikletat, xhinset ose uiskit. Kryeministri i Belgjikës Charles Michel u shpreh veç kësaj i zemëruar që BE ka kohë deri në maj. Trumpi i vë BE në këtë mënyrë “një revolver në kokë”. Në të njëjtën kohë, Komisarja e BE për Tregtinë, Cecilia Malmström, e cila negocioi ditët e fundit në grindjen doganore me SHBA, i ofroi Uashingtonit bisedime të tjera. Problemi i mirëfilltë, i cili duhet trajtuar bashkërisht, sipas BE qendron në mbikapacitetet e përbotshme për prodhimin e çelikut.

Refuzim për të folur me “revole në kokë”

Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ai refuzon që të diskutojë për çështje tregtare kur dikush i drejton koburen kokës së tij. Ai tha se një përjashtim i përkohshëm nga tarifat e reja të SHBA nuk është i kënaqshëm.

“BE duhet të jetë i bashkuar dhe i vendosur…po të na sulmojnë ne do të reagojmë pa dobësi”, tha ai. Macroni tha edhe se do të nisë bisedime tregtare me çdo vend që nuk është anëtar i Marrëveshjes për Ndryshimin e Klimës së Parisit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i mbrojti tepricat tregtare, suficitin e Gjermanisë dhe tha se ka rëndësi që të shmanget “një spirale masash tregtare” midis BE dhe SHBA. “Ne jemi të interesuar për tregti multilaterale ndërkombëtare korrekte dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë proteksionizmin”, tha Merkeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MICHAEL KNIGGE/ John Bolton mund të jetë gozhda që mbyll arkivolin e marrëveshjes me Iranin
Previous article Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh/ Arrestohet 30 vjeçari nga Fushë Kruja (EMRI)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT