• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI I MADH/ Trump rrëfen arsyet përse duan marrëveshjet me Kim Jong-un
Home
Nderkombetare

TAKIMI I MADH/ Trump rrëfen arsyet përse duan marrëveshjet me Kim Jong-un

28 February, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Samiti në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-un ka përfunduar pa marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre. “Ka pasur të bëjë me sanksionet”, ka thënë Trump në një konferencë për media. Ata kanë kërkuar që sanksionet të heqen në tërsi dhe ne nuk mund ta bëjmë atë”, shtoi ai. Të dy liderët është pritur që të njoftojnë për përparimin e bërë në negociatat për denuklearizim.

“Ndonjëherë duhet të largoheni dhe ky ka qenë një nga ato raste” ka thënë Trump. Duke folur në një konferencë për media në Hanoi, presidenti amerikan ka njoftuar se nuk ka plane për mbajtjen e një samiti të tretë me Kimin. Në programin origjinal të Shtëpisë së Bardhë, ishte planifikuar që të enjten të organizohet “Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët”, si dhe një drekë pune në mes të dy liderëve, mirëpo pritshmëritë janë shuar, kur të dyja ngjarjet janë anuluar në mëngjesin e së enjtes.

Sipas presidentit Trump, lideri verikorean ka pasur gatishmëri për të shkatërruar kompleksin, Yongbyon, zonë për zhvillimin dhe testimin e programit bërthamor të Koresë Veriore, mirëpo ka kërkuar lirim nga të gjitha sanksionet, diçka për të cilën SHBA-ja nuk ka qenë e gatshme. Megjithatë dy liderët është thënë të kenë pasur diskutime përmbajësore sikurse në samitin e parë, të mbajtur në qershor të vitit të kalur në Singapor. Megjithatë samiti është kritikuar për faktin se nuk janë ofruar detaje të tij, çka pati rritur pritshmëritë se Trump do të shtynte përpara idenë e arritjes së një marrëveshjeje për denuklearizim.

Çfarë nënkuptohet me “denuklearizim”? Aktualisht çështja më e diskutueshme mbetet se si të dyja palët e interpretojnë denukealizimin. Uashingtoni ka thënë më parë se Koreja Veriore duhet të heqë dorë njëanshëm nga armët bërthamore, në mënyrë që të lirohet nga sanksionet, derisa është po kjo pikë që ka krijuar bllokadë për verikoreanët. I pyetur në një konferencë për media të enjten se çfarë nënkupton me denuklarizim, Trump ka thënë: Për mua është shumë e qartë, duhet të lirohemi nga armët bërthamore”.

Trump ka thënë se delegacioni amerikan “ka disa mundësi për të shqyrtuar mirëpo tani ka vendosur të mos e bëjë një gjë të tillë”.

Ai ka shtuar se është “optimist” dhe ka thënë se bisedimet i kanë vendosur të dyja shtetet “në një pozitë për arritjen një rezultati të mirë” në të ardhmen.

Pavarësisht mosarritjes së një pakti në Hanoi, samiti i dytë Trump-Kim ka shpërfaqur edhe një herë marrëdhënie të përmirësura në mes të të dyja kombeve.

Në fund të vitit 2017, liderët e këtij samiti patën shkëmbyer kërcënime, pasi Trump e pati cilësuar Kimin “njeri të raketave”, derisa Kim pati thënë se Trump ka “probleme mendore”.

Mirëpo duke folur të enjten në Hanoi, Trump ka thënë Kim është “njeri i mirë me karakter” dhe e ka përshkruar lidhjen e tyre si “shumë të fuqishme”.

Para mbajtjes së samitit, ka pasur zëra për përfundimin zyrtar të Luftës Koreane, të viteve 1950-1953, e cila ka përfunduar me një armëpushim në vend të ndonjë traktati të plotë të paqes.

Përveç tjerash, ka pasur edhe shpresa se Kim mund të zotohet për të shkatërruar kompeksin bërthamor Yongbyon, i cili gjendet në zemër të programit bërthamor të verikoreanëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE LIDERI NË "KUPËN E MBRETIT"/ Suarez: E dinim që do të shpërbëhej me 1 gol, ia dolëm...
Previous article "E KAM LËKURËN SI MJALT"/ Fjolla Morina provokon fansat me foton e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT