Kryeministri Edi Rama ka sqaruar rolin e tij në arritjen e marrëveshjes që mes Greqisë dhe Turqisë të bëhet një takim për të zgjidhur konfliktet mes tyre.
Në emisionin “Open”, Rama tha se shteti ynë ka marrëdhënie të mirë me të dy shtetet dhe se në këtë çështje nuk ka bërë aspak negociatorin.
Rama shtoi se ka privigjelin që të shërbejë në rrugën drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes dy shteteve ballkanase.
“Ne me Greqinë diskutojmë, kemi vullnet për t’i zgjidhur çështjet dhe nga ana tjetër çfarë problemi ka qënë Kryeministri juaj të japë kontributin e tij. Apo vetëm që të sulmoni vendin tuaj. Nuk kam mandat që të bëj negociatorin. Kam privilegjin që të ndihmoj mes miqve dhe të jap kontributin tim në atë histori. Di të them kaq, që pas 5 vjetësh që nuk uleshin për të filluar bisedimet negociatore, që ishin bërë 60 raunde dhe nuk bëhej raundi i 61. Tani, pala greke do të shkojë në Stamboll dhe të vendosin të diskutojnë,” tha Rama.


