Në nisje të takimit të 12-të të Komitetit të Stabilizim-Asoccimit, Shqipëri-BE në fotot e regjistruara nga LSA-ja ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati është fokusuar gjatë një bisede me ambasadoren e BE-së, Romama Vlahutin.
Siç shihet edhe në foto, biseda duket të jetë me tone të qeta, madje edhe me të qeshura, ndërsa ministri duket se po i sqaron apo kërkon diçka ambasadores.
Ndoshta biseda e tyre mund të jetë fokusuar tek çështjet e integrimit, apo çështje të tjera të aktualitetit, këtë vetëm ata mund të na e sqarojnë. Diskutimeve mes të dyve në një moment i bashkohet edhe deputeti i PS-së Taulant Balla.