
Postimi i Ministrit Italian gjatë takimit me Ministren Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë Znj.Etilda Gjonaj doli në një konferencë për mediat sëbashku me homologun e saj Andrea Orlando të shtetit tonë fqinj Italinë.
“Me Italinë kemi një histori të mirë dhe të pastër marrëdhëniesh jo vetëm diplomatike, por edhe miqësie.
Sëbashku me homolgun Orlando kemi nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë.
Ne synojmë hapa përpara në raportet mes dy vendeve. Unë e sigurova ministrin Orlando se do të vazhdojmë punën për Reformën në Drejtësi, duke patur edhe mbështetjen e tyre të pakushtëzueshme” – tha Ministrja Gjonaj.
Ndërkohë në fjalën e tij Ministri Orlando ka theksuar:
“Faleminderit për mirëpritjen. Jemi këtu për progresin që Shqipëria ka arritur në fushën e Drejtësisë, dhe unë e vlerësoj sfidat që ka ndërmarrë vendi juaj.
Gjithashtu për bashkëpunimin.
Sigurisht që mes vendeve tona ekziston një nevojë bashkëpunimi, dhe kjo është mëse e realizueshme. Por sot po nisemi nga një bazë e re, sepse po i japim një hap tjetër marrëdhënies tonë me nënshkrimin e Memorandumit.
E gjithë kjo shihet në kuadër që Italia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ky takim ishte i veçante sepse erdhi nga një takim që u zhvillua vetëm me gra. Me Znj. Gjonaj ne do të nënshkruajmë një letër bashkëpunimi mes dy qeverive që do ti drejtohet Komisionit Europian.
Mendojmë që ky memorandum s’ka të bëjë vetëm me dy vendet tona, por edhe me rrugëtimin e Shqipërisë në BE si edhe me vëmendjen e Italisë me vendet e Ballkanit.”
Firma del Memorandum d’intesa #Italia e #Albania in materia di cooperazione giudiziaria. L’accordo prevede attività di assistenza, formazione e sostegno in materia penitenziaria, civile, penale, anticorruzione, contrasto alla criminalità e al terrorismo. #🇦🇱#🇮🇹 pic.twitter.com/vFeMFtVHvT
— Andrea Orlando (@AndreaOrlandosp) December 12, 2017
Gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit Itali-Shqipëri (në foto dy Ministrat e vendeve)
Ministri Italian i Drejtësisë ka kryer një vizitë të hershmë paraditen e sotme edhe me Kryeministrin Edi Rama./ Përgatiti: AlpeNews.al


