Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim ka zbuluar se ato biseduan me njëra-tjetrën mbi bashkëpunimin për të tërhequr investime dhe për të rritur mundësitë për bizneset.
“Diskutim i mirë sot me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Blelinda Balluku mbi bashkëpunimin për të mbrojtur infrastrukturën kritike, për të diversifikuar energjinë, për të tërhequr investime, për të rritur mundësitë për bizneset. Presim të ndërtojmë MM-në tonë strategjik për Bashkëpunimin Econ!” shkruan Yuri Kim.


