• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI 22 SHKURTIT ME HOMOLOGËT KOSOVARË/ Serbia fut në agjendën e dialogut zgjedhjet e prillit
Home
Rajon

TAKIMI 22 SHKURTIT ME HOMOLOGËT KOSOVARË/ Serbia fut në agjendën e dialogut zgjedhjet e prillit

21 February, 2022 Delo.autor Rajon

Zyrtarët serbë paralajmërojnë se në takimin e 22 shkurtit me homologët kosovarë do të diskutojnë për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se në Bruksel do të bisedohet “për të pagjeturit, gjyqësorin, por edhe për zgjedhjet e 3 prillit, sepse ato duhet të mbahen në Kosovë”.

Petkoviq dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, do të takohen të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale më 3 prill. Institucionet e Kosovës, ndryshe nga praktika e mëparshme, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë organizimin e tyre në Kosovë.

Serbia kërkon që zgjedhjet e saj të mbahen edhe në Kosovë

Në janar, Kosova nuk e ka lejuar zhvillimin e një referendumi të Serbisë, për çështje të gjyqësorit, në territorin e saj, dhe zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se ngjashëm do të veprohet edhe me zgjedhjet e prillit.

Në atë kohë, Qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa si mundësi për serbët ka ofruar votimin me postë apo përmes Zyrës Ndërlidhëse me Serbinë.

Deri më tash, Qeveria nuk duket se ka lëshuar pe, me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, në fillim të këtij muaji, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë bërë thirrjeqë të mundësohet ushtrimi i së drejtës së votës në Kosovë.

Lajçak ka thënë se ka standarde dhe praktika evropiane, që i lejojnë njerëzit të votojnë, kur jetojnë diku tjetër.

“Duhet të gjenden modalitete. U përket të dyja palëve, ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja do të ndihmojnë”, ka thënë ai.

Në fund të javës së kaluar, edhe këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albun Kurti, për zgjedhjet e Serbisë.

Në një postim në Twitter, Chollet ka thënë se kanë diskutuar për praktikat kur Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “është pajtuar me kërkesat e shteteve të tjera për votime me prani fizike”.

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, “vetëm përmes OSBE-së”

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valdete Daka, thotë se serbët e Kosovës, me shtetësi serbe, do të mund të votonin në zgjedhjet e Serbisë ashtu siç voton diaspora kosovare në zgjedhjet e Kosovës: në ambasada ose përmes postës.

Në Kosovë, shton ajo, zgjedhjet e Serbisë mund të organizohen vetëm me menaxhimin dhe organizimin e OSBE-së dhe pa përfshirjen e institucioneve të Kosovës, e aq më pak të KQZ-së.

“Te ne ka qenë rast unik, sepse unë nuk e di që në ndonjë shtet të botës mund të shkojë dikush nga një shtet të hapë vendvotim në një shtet tjetër”, thotë Daka për Radion Evropa e Lirë.

Edhe drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, thotë se me ndërmjetësimin dhe organizimin e OSBE-së, qytetarët serbë do të mund të votonin në zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

Por, sipas tij, shteti serb mund të vendosë edhe qendra të votimit në pikat kufitare me Kosovën, në mënyrë që qasja e serbëve të Kosovës në zgjedhje të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë.

“Mendoj se do të duhej të diskutohej një mundësi që në pikat kufitare – në vendkalimet tokësore – vendvotimet të organizohen nga Republika e Serbisë”, thotë Kryeziu.

Misioni i OSBE-së nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cilat janë praktikat e tjera përveç “grumbullimit të votave” që janë përdorur në shtetet anëtare të kësaj organizate.

Si ka qenë praktika më herët?

Vetëm pak muaj pasi Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Serbia ka organizuar zgjedhjet parlamentare në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Në këto zgjedhje, të cilat janë mbajtur më 11 maj, 2008, të drejtën e votës në vendvotimet në Kosovë e kanë shfrytëzuar rreth 90 mijë qytetarë të Serbisë, kanë treguar të dhënat e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi.

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës janë mbajtur edhe në vitin 2012, 2014, 2016. Zgjedhjet e fundit parlamentare serbe në Kosovë janë mbajtur më 21 qershor, 2020.

Në këto të fundit, fletëvotimet i ka mbledhur misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Kjo praktikë e mbledhjes së votave është krijuar në vitin 2017 dhe deri më tani ajo ka pasur lejen e autoriteteve të Kosovës.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, votat nga Kosova janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë – dy qytete kufitare të Serbisë.

Me metodën e “mbledhjes së votave” në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet presidenciale të Serbisë në vitin 2017. Serbia ka organizuar zgjedhjet e saj presidenciale në Kosovë edhe në vitin 2012.

Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë nuk janë organizuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, pasi procesi i decentralizimit ka filluar në të njëjtin vit, bazuar në planin e Martti Ahtisaarit. Ky plan është dokumenti mbi bazën e të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË JETOSH ME COVID-19"/ Britania heq masat kufizuese, Johnson: Qytetarët duhen mbrojtur pa humbur lirinë
Previous article KENI PLANIFIKUAR TË UDHËTONI DREJT SLLOVENISË? MEPJ: Hiqen të gjitha masat kufizuese

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT