Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një takim nga asambleja e zgjeruar FRESSH-it foli për rastet kur ndonjëherë është dashur që të merren vendime të drejta, por e rëndësishme sipas tij është fitorja.
Po ashtu ai shigjetoi edhe Lulzim Bashën, gjatë kohës që ky i fundit ishte kryetar bashkie, që sipas Veliajt nuk bëri asgjë.
“Puna na mëson të humbasim e të fitojmë. Marrim vendime te vështira, por te drejta. Te jesh me i miri, duhen vendime te vështira. E kishim një kryebashkiak para ca vitesh që nuk bënte asnjë punë. Dhe thoshte se ‘këtu s’bëhej gjë’. Një rast i tillë është ai i Shkollës Kosova, që e kishte zaptuar një mësuese. Sot fakti që 1 mijë nxënës kanë një shkollë dhe pjesa e atyre që u shpronësuan, sot iu është dhënë një bonus qiraje, është vendim i drejtë. A ishte vendim i drejtë për këndin e lojërave? Kishte 71 ditë protesta”, tha Veliaj.


