• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ONLINE ME KRERËT E BESIMEVE FETARE/ Rama vendos: Nga nesër do jeni pjesë e grupit për hartimin e masave lehtësuese të Covid. Batutat
Home
Politikë

TAKIM ONLINE ME KRERËT E BESIMEVE FETARE/ Rama vendos: Nga nesër do jeni pjesë e grupit për hartimin e masave lehtësuese të Covid. Batutat

6 May, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje online me përfaqësues të komuniteteve fetare në vend lidhur me situatën e krijuar prej pandemisë dhe kufimin e zhvillimit të aktiviteteve të riteve për shkak të masave të marra ndaj Covid 19.

Përfaqësuesit e besimeve fetare janë shprehur se kanë operuar bazuar në rregullat e qeverisë por nga ana tjetër kanë kërkuar që të mund të krijohen mundësi për të kryer ritet në vazhdim.

Kryeministri Rama u ka bërë një propozim krerëve të besimeve fetare në komunikim “live” duke i  ftuar të behën pjesë e grupit të hartimit të planit të hapjes në mënyrë që të hartohen masa lehtësuese.

Në fund Rama e ka mbyllur me një batutë: “Nuk e di a më takon mua tu them zoti ju bekoftë apo iu takon juve, por zoti na bekoftë të gjithëve”.

Kryeministri Edi Rama:

Ajo që keni bërë është fantastike. Ndihma është e paçmuar. Keni përcjellë mesazh të qartë për të gjithë popullin.

Unë bashkohem me ju  që në kuadrin e masave për lehtësimin e ndërveprimeve dhe jetës së përgjithsme hap pas hapi është e nevojshme të adresojmë edhe situatën aspak të lehtë që ka krijuar mbi komunitetet tuaja dhe të lehtësojmë pengesat e mëdha të ushtrimit normal të veprimtarisë tuaj.

Nga ana tjetër duhet të jemi shumë më të kudjeshëm dhe në mënyrë graduale.

Taktikat tuaja nuk janë njësoj, prandaj unë kam kërkuar që grupi i punës i përbërë nga ekspertë të fushës ta adresojë këtë çështje.

Në rastin tuaj duhet bërë bashkarisht. Do kërkoja gatishmërinë tuaj që nga sot ose nesër ju të jeni disponibël për tu vendosur në kontakt  më persona që hartojnë masa lehtësuese. Si mund të hartohet një kalendar gradual deri në normalizim të plotë.

Nëse do hartojmë një kalendar të arsyeshëm duke marrë në konsideratë dhe eksperiencat e tjera, të mësojmë nga eksperiencat e tjera, atëherë besoj se në 18 maj do jetë një projekt i fazës 2 të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare.

Fillojmë nga puna që sot ose nesër. Zyra ime do komunikojë konkretisht dhe ju do na ndihmoni me përfaqësuesit tuaj. Si mund të bëhet një hapje modeste me besimatërt muslimanë dhe nga ana tjetër të garantojmë shëndetin e njerëzve.

Nuk e di a më takon mua tu them zoti ju bekoftë apo iu takon juve, por zoti na bekoftë të gjithëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AS VENDI E AS POPULLI NUK KA KOHË TË MUNDË BASHËN DY HERË NË VIT"/ Rama: Nuk ka kthim në normalitet deri kur të dalë vaksina
Previous article ADRIAN CIVICI/ Si do të ndikojë në Shqipëri bllokimi i eksportit të grurit nga Rusia?!

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT