• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM NË KOSOVË ME BESNIK TAHIRIN/ Lleshaj: Dakordësuam organizimin e një kongresi të përbashkët
Home
Politikë

TAKIM NË KOSOVË ME BESNIK TAHIRIN/ Lleshaj: Dakordësuam organizimin e një kongresi të përbashkët

27 November, 2020 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot në një takim pune Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Tahiri, me të cilin nënshkroi Deklaratën e Mirëkuptimit për organizimin vjetor të Kongresit të Kryetarëve të Komunave/Bashkive.

Gjatë takimit, ministri Lleshaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në nivel të të zgjedhurve vendorë dhe e konsideroi këtë nismë, si një platformë në shërbim të nxitjes së bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, përmirësimin e komunikimit mes niveleve të ndryshme të qeverisjes midis dy vendeve.

Në bazë të Deklaratës, u shpreh vullneti për të intensifikuar dialogun e rregullt politik përmes kongresit të Kryetarëve të Komunave/Bashkive me qëllim thellimin e bashkëpunimit në nivel të qeverisjes vendore.

Palët bien dakord për identifikimin e fushave të bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit ndërmjet Bashkive të Republikës së Shqipërisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës. Në baza vjetore, do të organizohet një kongres i përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave e bashkive.

Aty do të paraqiten këndvështrimet e dy vendeve, me qëllim forcimin e autoriteteve vendore nëpërmjet decentralizimit dhe zbatimin e Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Kongresi synon të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e përvojave për politikat reformuese në fushën e qeverisjes vendore si dhe të zgjerojë njohjen me tendencat ndërkombëtare dhe lehtësojë bashkëpunimin në agjendën e përbashkët në fushën e qeverisjes vendore.

Gjithashtu, – sipas Deklaratës, – vendet bien dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në nivel kulturor, social dhe ekonomik në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë. Në të shprehet vullneti që Platforma e Kongresit të Kryetarëve të Komunave/Bashkive në të ardhmen të jetë e hapur për zgjerim edhe me shtetet fqinje në rajon, që janë të interesuara për bashkëpunim.

Gjithashtu theksohet se përmes Kongresit synohen të arrihen disa objektiva:
➡️ Shkëmbimi i informacioneve dhe njohurive në lidhje me modelet, proceset, praktikat nga të dyja shtetet;
➡️ Investimi për realizimin e reformave në fushën e qeverisjes vendore, në veçanti lidhur me kërkesat e agjendës për integrimin europian;
➡️Nxitja e procesit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, për forcimin e axhendës së qeverisjes vendore.

Nga një Koordinator i caktuar kombëtar do të jetë pikë kontakti për koordinimin dhe për organizimin e Kongresit.

“Për shkak të pamundësisë së mbledhjes fizike të Kongresit, prej pandemisë Covid19, mbledhja mund të zhvillohet edhe përmes platformave online”, thuhet në deklaratën e mirëkuptimit të nënshkruar nga Lleshaj dhe Tahiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ UEFA ndan vazot për shortin e Kupës së Botës 2022, ja ku vendosen Shqipëria dhe Kosova...
Previous article BILANCI I SEZONIT TË SHKUAR PËR INTER MBYLLET ME MINUS/ Presidenti Zhang: Projekti i rritjes së klubit është konsoliduar, bazuar në...

s.autor

Postime të ngjashme

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT