• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKIM ME ZV. DREJTORIN E POLICISË ITALIANE/ Gledis Nano: Rrisim bashkëpunimin për shkollimin dhe trajnimin e policëve
Home
Aktualitet
Kronikë

TAKIM ME ZV. DREJTORIN E POLICISË ITALIANE/ Gledis Nano: Rrisim bashkëpunimin për shkollimin dhe trajnimin e policëve

17 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është i vendosur për të reformuar sistemin arsimor të formimit policor në Akademinë e Sigurisë, duke sjellë në vëmendje aplikimin e modeleve dhe vizioneve europerëndimore.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi një takim me Delegacionin e Lartë të Policisë së shtetit të Italisë, të kryesuar nga Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të Italisë, Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, Prefekti Vittorio Rizzi.

Gjatë takimit të zhvilluar me Delegacionin e Lartë italian, gjatë ditës së djeshme, Nano vuri në dukje rëndësinë e këtij takimi, në kuadër të reformimit të procesit arsimor dhe të kualifikimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, në mënyrë që standardet e policimit në vendin tonë të jenë në nivel të njëjtë me ato të vendeve të BE-së.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Njëherazi, Drejtor Nano falënderoi palën italiane, për gjithë bashkëpunimin e ofruar Policisë së Shtetit dhe për gatishmërinë për të konkretizuar në mënyrë të menjëhershme, iniciativat e ndërmarra në kuadër të Tryezës Teknike të zhvilluar ndërmjet drejtuesve të lartë të policive të të dy vendeve. Nano siguroi prefektin Rizzi se mbetemi të hapur për rritjen e bashkëpunimit në kuadrin e shkollimit dhe të trajnimeve me institucionet homologe arsimore policore të vendeve të Europës perëndimore dhe të atyre të Italisë në veçanti.

Prefekti Vittorio Rizzi, duke falënderuar Policinë e Shtetit të Shqipërisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e hapur dhe konkret, të ofruar, shprehu gatishmërinë e Policisë italiane për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në drejtim të formimit policor dhe jo vetëm.

Gjatë takimit, Drejtoresha e Institutit të Lartë të Policisë, Drejtuese e Përgjithshme Annamaria Di Paolo, Drejtoresha e Inspektoratit të Shkollës së Policisë së Shtetit të Italisë Tiziana Terribile, Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Ilirjan Mandro dhe drejtues të tjerë të lartë të strukturave policore, diskutuan për fushat dhe drejtimet e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet palëve, në interes të krijimit të një sistemi formimi sa më efikas të Policisë së Shtetit dhe të formimit sa më profesional të punonjësve të Policisë.

Kjo vizitë u zhvillua në vijim të diskutimeve të Tryezës së Dytë të Përbashkët Teknike mes drejtuesve të lartë të policive të të dy vendeve, të zhvilluar më datë 07.04.2022, në fokus të së cilës ishte bashkëpunimi në kuadër të formimit policor dhe trajnimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Ukraina shkatërron anijen ruse që transportonte municione në Detin e Zi
Previous article 5 VJET NGA KRIJIMI/ KPK bën bilancin: 535 vendime të marra, 200 shkarkime

s.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin Aktualitet

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem Aktualitet

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT