• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME TË RINJTË NË ELBASAN/ Balla: Basha bën fushatë si në luftë, lideri i PD dhe Berisha të vrisnin vetëm pse shkoje të protestoje…
Home
Politikë

TAKIM ME TË RINJTË NË ELBASAN/ Balla: Basha bën fushatë si në luftë, lideri i PD dhe Berisha të vrisnin vetëm pse shkoje të protestoje…

1 April, 2021 Delo.autor Politikë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinjtë e Elbasanit. Ai analizoi mënyrën se si po e organizon Lulzim Basha fushatën elektorale, duke e konsideruar atë si një luftë.

“Më thanë djemtë e rinj se Lulzim Basha kishte bërë nje takim për të thënë “poshtë Taulant Balla”, imagjinoni të thotë dikush nga ju “poshtë Gaz Bardhi”, tani Gazi duhet të ngrihet lart pasi mbeti gjithmone poshtë. Prandaj ne nuk bëjmë idiotësi të tilla, ne jemi në garë elektorale dhe jo në luftë”, theksoi Balla.

Ai iu tha të rinjve se përmes Partisë Socialiste do të jenë në gjendje të tranformojnë çdo ambient që duan.

“Sot çdo i ri dhe çdo e re duhet të jetë aleat me Partinë Socialiste, sepse vetëm Partia Socialiste është sot instrumenti i vetëm politik në duart e të rinjve dhe të rejave për të transformuar çdo ambjent ku ndodhen”, u shpreh ai.

Më tej, Balla iu kujtoi të rinjve që bandat për të cilat flet Basha, janë të njëjtat me të cilat kryetari i opozitës ka bashkëpunuar disa vite më parë.

“Lulzim Basha flet për bandat e Elbasanit, ai i cili kur ishte deputet në këtë qytet në 2009, bënte marrëveshje më bandat për t’i liruar nga burgu dhe për t’iu marrë votat. Ky i “virgjëri” që vjen natën pas orës 8 në Fushë-Mbret për të marrë ndonjë vote”, tha ai.

Më tej ai rikujtoi protestën e 2011 ku me qeverisjen e Partisë Demokratike u vranë njerëz. Ai e krahasoi këtë me protestën e 2018 kur qeveriste Partia Socialiste dhe ku studentën arritën qëllimin e tyre dhe nuk lejuan opozitën t’iu vidhnin protestën

“Në 2011 Lulzim Basha bashkë me babain e tij politik Sali Berishën, të vrisnin po të shkoje të protestoje para xhamave të kryeministrisë. Të rinjtë e të rejat protestuan për ditë të tëra para ministrisë dhe në fund e arritën qëllimin e tyre. Kjo ka qënë protesta më e mirë pas asaj të vitit 90.  Protesta e të rinjve në 2018 na dha një shuplakë të mirë neve të Partisë Socialiste, por neve na dhanë shuplakë ndërsa Lulit i dhanë një derr grushti në kuptimin politik. Kjo pasi të rinjtë ishin shumë herë më të acaruar me opozitën e cila u përpoq t’u vidhte studentëve protestën. Nuk duhet të harrojmë paktin për universitetin sepse ne vazhdojmë t’u qëndrojmë besnikë”, u shpreh Balla.

Balla e përfundoi fjalën e tij duke iu bërë thirrje të rinjve që të votojnë Partinë Socialiste me 25 prill.

“Ne kemi nevojë ta çojmë përpara Reformën në Drejtësi, e cila mund të rrezikohet nëse ne bëjmë atë që bën Luli, të flemë deri në 11. Prandaj me 25 prill duhet të votojmë herët në mëngjes”, përfundoi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Regjistrohen 3491 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 67 vdekje në 24 orët e fundit
Previous article "FITOJMË MANDATIN E TRETË"/ Çuçi: do të thyejmë mitin që në Shqipëri nuk qeveris asnjë parti më shumë se dy mandate

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT