• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME TË RINJTË E “NJËSISË 4″/ Veliaj: PS dhe Edi Rama realizon ambiciet e mëdha. Ne nuk jemi…
Home
Politikë

TAKIM ME TË RINJTË E “NJËSISË 4″/ Veliaj: PS dhe Edi Rama realizon ambiciet e mëdha. Ne nuk jemi…

19 March, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me të rinj të Njësisë 4 në kryeqytet, tha se Partia Socialiste ushqen ambicie për kushte dhe shërbime dinjitoze për qytetarët, ndryshe nga parti të tjera që synojnë t’i joshin të rinjtë me një filxhan kafe, apo një birrë në Jalë.

Së bashku me kandidaten për deputete të PS, Dallëndyshe Bici, por edhe këngëtaren e njohur Mariza Ikonomi, Veliaj, në bashkëbisedimin e zhvilluar në një prej bibliotekave më të reja, në kryeqytet, “Petro Zheji”, shtoi se ambiciet e vogla duhet t’ua lëmë partive të vogla. “Ne nuk jemi ata të birrave në Jalë. Unë mendoj se ambicia duhet të jetë më e madhe se ajo e një birre, apo e një kafeje. Ama, për të bërë më shumë biblioteka, për të bërë më shumë pista biçikletash, për të bërë më shumë terrene sportive, për të bërë më shumë konvikte, kampuse universitare, për të shtuar shërbimet te Karta e Studentit, për start up-et, për punë si TUMO dhe Piramida dhe si orientimi që po i bëjmë arsimit profesional, sidomos në teknologjitë dhe industritë kreative, 40 shkollat e reja duke filluar nga “Sami Frashëri”, për këto po. Ambiciet e vogla t’ua lëmë partive të vogla, ambiciet e mëdha i bën PS dhe Edi Rama,” tha Veliaj.

Edhe këngëtarja Mariza Ikonomi e ka mbështetur kryebashkiakun Veliaj duke deklaruar se pikërisht këto nisma kanë bërë që Tirana të ketë një qasje ndryshe në lidhje me të rinjtë. “Bindjet e mia politike i dinë të gjithë, por ajo që mua më bën vërtet që të mos e ndryshoj këtë bindje është se unë jam pro të rinjve dhe në Tiranë shikoj shumë ndryshim në lidhje me të rinjtë. Nëse më parë të rinjtë kanë qenë pak më “letargjikë”, unë tashmë i shoh shumë aktivë. I shoh nëpër rrugë me biçikleta, që është super kënaqësi, duken shumë bukur, por është edhe një mjet i nevojshëm që më parë nuk ka qenë. I shoh edhe më të përkushtuar në dije, në profesione të ndryshme. Shoh një Tiranë ndryshe,” u shpreh artisja.

Veliaj shtoi se pikërisht këto ndryshime i japin vlerë votës ndaj kërkoi nga të rinjtë që të shenjojnë edhe ata kontributin e tyre në fletën e votimit për ndryshimet e mëtejshme që e presin Tiranën. “Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme sidomos për të rinjtë. Vota e parë është një votë e rëndësishme. Kur unë votova për herë të parë, atëherë garonte Edi, ishte shumë e madhe kënaqësia që ndjeva kur u ktheva për të vijuar studimet në Amerikë dhe pashë se si filluan të ndryshonin gjërat, u hap parku Rinia, u çlirua Lana e Sheshi “Skënderbej” nga kioskat dhe zaptimet. U ndjeva i dobishëm. Thashë “kam edhe unë një kontribut”, se me këtë votë Edi Rama, që unë atëherë as e njihja, as e kisha takuar, po bën këto gjëra sepse i dhashë kontratën e punës, që të jetë shërbëtor i qytetit tim. Ndaj them që duhet t’i japim votës këtë lloj vlere,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER KOMPJUTERI BËN PARASHIKIMIN/ Ja kush është ekipi favorit për të fituar Champions League...
Previous article ELIMINIMI NGA EUROPA LEAGUE/ "Shpërthejnë" tifozët e Tottenham, kërkojnë shkarkimin e trajnerit Mourinho

s.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT