• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
TAKIM ME TË RINJTË E KLUBIT “BACK TO BOOK”/ Veliaj: Krenar që po rikthehet kultura e leximit në Tiranë
Home
Kulturë

TAKIM ME TË RINJTË E KLUBIT “BACK TO BOOK”/ Veliaj: Krenar që po rikthehet kultura e leximit në Tiranë

21 November, 2021 s.autor Kulturë

Zgjerimi i hapësirave të dedikuara librit dhe bibliotekat e reja të ndërtuara në Tiranë kanë rikthyer traditën e leximit mes të rinjve dhe sidomos studentëve. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinj të “Back to Book Club”, pikërisht në një prej hapësirave të reja kushtuar kulturës sic është salla “Tonin Harapi” e Liceut Artistik “Jordan Misja” kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u shpreh krenar që të rinjtë po e rikthejnë kulturën e leximit në kryeqytet.

“Kur mësova që ka një klub që quhet “Back to book” dhe që mblidhet rregullisht në kohën kur të tjerët frekuentojnë lokalet, por ata zgjedhin të vijnë tek kjo sallë për të folur për një libër, m’u duk një gjë e jashtëzakonshme. Ju përgëzoj për këtë dhe e vlerësoj jashtë mase,” tha ndër të tjera Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se influencerët më të mëdhenj janë ata që kanë lexuar shumë libra. “Nuk kam takuar asnjë njeri që ka bërë gjëra të mëdha në jetë, por që s’ka lexuar libra. Një njeri që të jetë bërë kryeministër, kryetar bashkie, deputet, ose të jetë bërë dikush që frymëzon, emancipon, apo pikë graviteti e një shoqërie padyshim ka lexuar shumë libra,” tha ai.

Veliaj shtoi se plot 9 biblioteka të reja janë hapur së fundmi në Tiranë, si biblioteka Musine Kokalari, Moikom Zeqo, Hamit Beqaj, Petro Zheji etj, të gjitha mjedise të bëra nga e para, pas braktisjes së gjatë, me kushte të përshtatshme për lexim dhe jo vetëm magazina botimesh. Bibliotekat janë njëkohësisht hapësira takimesh e diskutimesh mes njerëzish që e duan librin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 13-VJEÇARI U VETËVAR DUKE BËRË VIDEO PËR "TIK TOK"/ Kushi: E tronditur, familja dhe shoqëria të marrin përgjegjësi
Previous article JEP LAJMIN E MIRË/ Manastirliu: Ja sa bebe e kanë përfituar bonusin këtë vit

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT