• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME STUDENTËT/ Veliaj: Projektet e ardhshme për rininë, do rrisim fondet për grante…
Home
Zgjedhjet 2021

TAKIM ME STUDENTËT/ Veliaj: Projektet e ardhshme për rininë, do rrisim fondet për grante…

17 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në sallën e Këshillit Bashkiak një grup studentësh nga universitete të ndryshme të kryeqytetit, me të cilët shkëmbeu ide për projekte për rininë. Një ndër propozimet e kryebashkiakut ishte që në çdo cep të Tiranës të krijohen hapësira për të rinjtë që kanë pasion teknologjinë, e cila është e ardhmja.

“Projektin pilot të TUMO-s që kemi nisur tek “Air Albania”, do ta çojmë në nivel makro te “Piramida”, ku shkojmë nga 500 nxënës që mësojnë teknologji informacioni, në 5000 nxënës. Por ideja është që ta bëjmë këtë në çdo qytet. Në Tiranë kemi bërë 8 biblioteka të reja, sigurisht që ka nevojë për më shumë, por e gjetëm me zero”, u shpreh Veliaj.

Ai foli edhe për kartën e studentit. “Tjetër fushë ku avancuam shumë është Karta e Studentit, si pjesë e Paktit me Universitetin. Aty kemi kaluar mbi 1050 shërbime. Duhet ta kishte bërë administrata e kaluar, por nuk e bëri”, vijoi ai.

Ndërsa, një lajm i mirë për të gjithë studentët, është edhe fakti që në Bashkinë e Tiranës zhvillohen praktika kundrejt një pagese për të rinjtë, duke i motivuar ata.

“Në Bashkinë e Tiranës i kemi praktikat të paguara. Për 1 mijë studentë japim mundësinë që të ndërtojnë CV-në e tyre, për të shpangur atë pyetjen: ‘Ku ke punuar më përpara?’. Pra, kjo mundësi ndihmon studentët që kur të kërkojnë punë të mos e fillojnë nga zero”, shtoi Veliaj.

“Një nga gjërat që duam të bëjmë më mirë është të rrisim fondet për grante për start up-et rinore. Mjafton të kesh një ide të mirë dhe merr grantin, të cilin s’ke nevojë ta kthesh”. Ky është një tjetër projekt i Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar studentët që të integrohen sa më lehtë në jetë, pasi të dalin nga bankat e shkollës.

Ndër të tjera, kreu i Bashkisë foli edhe për konviktet, që po rindërtohen nga e para, me cilësi më të mirë dhe me kushte më moderne. Veliaj shkëmbeu ide edhe për vitin e ardhshëm, ku Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Ai inkurajoi të rinjtë që t’i kushtojnë një vëmendje të veçanë sepse do ketë turistë nga e gjithë bota dhe plot aktivitete për rininë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDAJ NAPOLIT DO TË JETË SFIDË IMPENJATIVE"/ Conte: Kritikat? Kam kuptuar se pavarësisht gjithçkaje…
Previous article KUKËSI-TIRANA/ Të dyja skuadrat kërkojnë me çdo kusht fitoren në "Elbasan Arena" (FORMACIONET ZYRTARE)

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT