• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME QYTETARËT NË VLORË/ Gjiknuri: Vlonjatët janë të lodhur nga trazirat dhe sjellja indiferente që kanë treguar ata politikanë…
Home
Zgjedhjet 2021

TAKIM ME QYTETARËT NË VLORË/ Gjiknuri: Vlonjatët janë të lodhur nga trazirat dhe sjellja indiferente që kanë treguar ata politikanë…

15 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Kafen e mëngjesit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri e konsumoi me banorët e Rajonit 5, në zonën e njohur si ish-shtëpia e oficerëve. Gjiknuri u ndal tek alternativat e tjera politike që po u serviren vlonjatëve përmes premtimeve të shumta, të cilat mbeten vetëm premtime elektorale që asnjë vlonjat nuk i beson.

Sipas Gjiknurit se vlonjatët i kanë provuar të gjitha alternativat e tjera që jo vetëm nuk kanë bërë asgjë për Vlorën por përkundrazi e morën peng zhvillimin e Vlorës duke e lënë në kaos për vite me rradhë. Të njëjtën gjë do të bëjnë nëse vijnë në pushtet.

“Vlonjatët janë të lodhur nga trazirat dhe sjellja indiferente që kanë treguar ata politikanë që sot kërkojnë votën tuaj. Kryeministri Rama ishte i vetmi që e tregoi përmes fakteve konkrete vlerën që Vlora ka për të”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, puna e nisur dhe vazhdimi i çdo investimi mbetet sfida kryesore.

“Puna e nisur duhet të vijojë. Nëse vjen në pushtet Partia Demokratike, gjithçka e nisur do të mbetet në mes. Unë personalisht zotohem që për zonën tuaj të siguroj investime infrastrukturore për t’ju kthyer juve atë mungesë vëmendje që keni patur ndër vite. Është kjo arsyeja përse zgjodhja vet që në zgjedhjet e 25 Prillit të jem përfaqësuesi juaj duke ju premtuar se do të jem një zë i fortë për të zgjidhur shqetësimet tuaja si banorë të zones, duke kërkuar vazhdimisht investime për Rajonin 5. Ashtu siç në këto dy mandate zgjidhëm problemin e rrjetit energjitik në zonën tuaj, ashtu jemi po ne, të vetmit që do të sigurojmë investime të mëtejshme në rrjetin e ujësjellësit dhe në rehabilitimin e plotë të akseve rrugore, në mënyrë që edhe zonat informale të Vlorës të ofrojnë kushte bashkëkohore njësoj si qendra e qytetit që është transformuar rrënjësisht, duke ofruar potenciale të shumta zhvillimi, ashtu siç një qytet bregdetar duhet të ofrojë për të afruar sa më shumë turistë të huaj”, u shpreh Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Në “Dua të të bëj të lumtur” ndërhyn policia! Çfarë ndodhi në emisionin e Arbanës?
Previous article PARTNERJA I PUBLIKON PAMJET/ Yli i Realit luajti i dëmtuar ndaj Liverpulit

s.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT