• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME KRYETARIN E PDK-SË/ Veliaj: Të bëjmë projekte për të lidhur të rinjtë mes dy vendeve tona
Home
Politikë

TAKIM ME KRYETARIN E PDK-SË/ Veliaj: Të bëjmë projekte për të lidhur të rinjtë mes dy vendeve tona

12 February, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim të premten që lamë pas kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransniqi.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos mes të rinjve, duke qenë se Tirana këtë vit është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Jam i lumtur për ardhjen tuaj në Tiranë. Këtë vizitë e shoh si një mision të madh për të lidhur të rinjtë mes dy vendeve tona. Ne mund të bëjmë një program të shkëlqyer, që djemtë dhe vajzat tona, si në Prishtinë e Kosovë, si në Tiranë e Shqipëri, të lidhen mes tyre përmes projekteve të ndryshme. Angazhimi ynë është ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe mos t’ia lëmë rastësisë, duke filluar që në gjimnaz, në universitet, në forumet e partive, në organizatat jo qeveritare, në klubet artistike, dhe t’i lidhim këto fije. Nëse stofi ynë dhe këto fije lidhen fort, nuk ka asgjë që në ndan, kurse të tjerat janë formalitete që do t’i kryejmë me kohën”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e cilësoi kryebashkiakun Veliaj si njeriu që ka krijuar modelin se si duhet të jetë një kryetar Bashkie.

“Është më shumë se kënaqësi që u ritakova mikun tim të vjetër, me të cilin kam pasur njohje dhe bashkëpunime për shumë vite me radhë në pozicione të ndryshme, por këtë radhë jam këtu si kryetar i PDK. Sa herë që takohesh me Erionin padyshim që njeriu frymëzohet sepse është jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, që u shërben çdo ditë qytetarëve të Tiranës, por është njeriu që ka krijuar modelin se si duhet të jetë një Kryetar Bashkie, ose një Kryetar Komune në Kosovë”, tha Krasniqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË JEMI TË PËRGATITUR..."/ Edhe Berlini u bën thirrje gjermanëve të largohen nga Ukraina
Previous article I VRANË DJALIN/ Nëna e Alkisit: Nuk dua komunikim me autorët, të nxirren para drejtësisë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT