• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKIM ME KRERËT E BESIMEVE FETARE/ Veliaj: Hapësirat e zaptuara prej vitesh do u rikthehen Kishave
Home
Sociale

TAKIM ME KRERËT E BESIMEVE FETARE/ Veliaj: Hapësirat e zaptuara prej vitesh do u rikthehen Kishave

28 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në darkën e Krishtlindjeve bën bashkë krerët e besimeve fetare në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj deklaroi se do të rindërtohen disa kisha në kryeqytet dhe do të ndërtohet një Kishe Ungjillore në zonën e Bulevardit të Ri.

“Kemi disa lajme të mira për të ndarë. Pas një kalvari të gjatë prej 30 vitesh, më në fund Kisha Ortodokse me Bashkinë e Tiranës kanë zgjidhur një kalvar të hipotekave, të çështjeve të pronave në Shqipëri, për të pasur Kishën e Shën Prokopit, e cila vitin tjetër do të pajiset me një leje nga Bashkia e Tiranës dhe ashtu siç ne themi: “do të jetë më e madhe, më e bukur dhe më e fortë”! Kemi një lajm të shkëlqyer për Kishën Katolike. Më në fund prapë në një kohë rekord, toka tek lapidari, ish-repart ushtarak që i përkiste kohës ku të gjithë mobilizoheshin, armatoseshin për armiq që nuk mbërritën kurrë, do t’i kthehen Kishës Katolike dhe aty do të kemi një kishë që i është dedikuar shenjtores Nënë Terezës.
Një kërkesë e shumë besimtarëve, një kërkesë e shumë pelegrinëve që ndjekin turet e pelegrinazhit, që në një vend që krenohet me Nënë Terezën, nuk ka një faltore të saj. Kështu që jemi duke diskutuar edhe shtatoren, edhe faltoren, edhe seminarin, për ta kthyer të gjithë atë hapësirë në një bekim të jashtëzakonshëm për besimtarët katolikë. Gjithashtu jemi afër një vendimmarrje për Kishën Ungjillore, që në një zonë që do të quhet; Nuk e di a do të quhet Tirana e re, apo “Tirana e re fringo fare”.

Është një zonë e Bulevardit të Ri, për të mos u ngatërruar me “Tiranën e Re” të pasluftës tek Njësia 5, edhe aty kemi një marrëveshje për një Kishë Ungjillore dhe për t’u siguruar që ky vit i ri na gjen me 3 stacione të besimit. Vërtetë Tirana ka shumë ndërtime dhe unë marr shumë kritika për to, por unë besoj që edhe tek ndërtimi funksionon parimi biblik i kripës, kripa nuk ka nevojë të jetë e shumtë, por duhet të jetë mjaft dhe me karar dhe sadopak i jep shije gjellës. Edhe pavarësisht se këto janë 3 akupunktura në një qytet të stërmadh, unë prapë besoj që janë tamam si kripa për gjellën që gatuhet në shpirtrat dhe në komunitetin tonë”, tha ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Komisioni Evropian aprovon certifikatën e vaksinimit të COVID të Shqipërisë
Previous article FLUKS LËVIZJESH NË MORINË/ Qendër mjekësore dhe vaksinimi anti-Covid në pikën kufitare

s.autor

Postime të ngjashme

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT