• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME DELEGACIONIN NGA MALTA/ Ruçi: Bashkëpunimi do fuqizohet!
Home
Politikë

TAKIM ME DELEGACIONIN NGA MALTA/ Ruçi: Bashkëpunimi do fuqizohet!

4 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim një delegacion parlamentar dhe qeveritar të Maltës.

Delegacioni kryesohej nga Deo Debattista, Sekretar Parlamentar i Maltës dhe Përgjegjes për Autoritetin e Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, por bashkë me të  ishin edhe përfaqësues të  institucione të tjera të Maltës si Autoriteti Mjekësor, Bordi Kombëtar i Akreditimit, Mbrojtja e të Dhënave Personale si edhe deputetë dhe drejtues e përfaqësues të instucioneve dhe agjencive të tjera qeveritare.

Ruçi në fjalën e tij vlerësoi marrëdhënien e Shqipërisë me Maltën, teksa paralajmëroi edhe nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë.

“Malta përbën një udhëhartë drejt zhvillimit, integrimit, paqes e stabilitetit. Traktati i Miqësisë ndërmjet Maltës dhe Shqipërisë, i cili pritet të nënshkruhet së shpejti,  do të jetë një konfirmim i këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera, si dhe një shprehje e qartë e vullnetit tonë të përbashkët për të promovuar dhe për t’i intensifikuar ato në të ardhmen.” nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik, si një shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe, duhet të përfshihet në prioritetet e bashkëpunimit të ardhshëm bilateral, për zbatimin me efikasitet të marrëveshjeve dypalëshe.

“Bashkëpunimi ynë me Maltën mund të fuqizohet dhe në fushat e forcimit të konkurrencës  në treg, si parakusht për zhvillimin, shërbime publike eficente dhe të përballueshme nga qytetarët. “ vuri në dukje  Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DASHURONI MINI-FUNDET? Ja "formulat" e kombinimit të tyre (FOTO)
Previous article GRUEVSKI U LARGUA NGA SHQIPËRIA/ Felaj: Çështja po hetohet!

Isa.Autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT