Nga një bashkëbisedim me banorët e fshatit Stranik, në Përrenjas, drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Taulant Balla u ndal të investimet që janë bërë në këtë zonë si në shëndetësi dhe infrastrukturë.
Sa i përket investimit në infrastrukturën e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, numri dy i PS shtoi se ato do të vazhdojë edhe në zonën e Stravajt.
“Fondi i ndihmës ekonomike në këtë njësi është 7.5 herë më i lartë sesa ai që gjetëm në 2013 dhe kjo tregon kujdesin social që jep qeveria jonë. Sa i përket pensioneve, Balla deklaroi se nëse PS nuk do të kishte ardhur në qeverisje, në 1 janar 2015 skema e pensioneve do të falimentonte. Beteja e 25 prillit është për reformën në drejtësi theksoi Balla, duke shtuar më tej se është e papranueshme të tolerohet që LSI në këtë zonë të marrë vota. Kush çon votën sot tek PD, nuk shpëton Lulin as PD. Mos u gënjeni nga ata që duan të blejnë votën me para si LSI. Ata janë bërë bashkë për të penguar Edi Ramën”, tha Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së theksoi gjithashtu se forca e tij politike nuk i ka bërë dëm interesave të vendit dhe se është në interesin e Shqipërisë t’i japin votën Ramës.
“PS është e vetmja parti që në këto 30 vite nuk i ka bërë kurrë dëm interesave të vendit. Edi Rama sot është e vetmja shpresë që ky vend të ecë para. Ndaj vota juaj për PS, i bën nder zonës tonë dhe krahinës tonë”, deklaroi Taulant Balla.