• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME BANORËT NË HIMARË E QEPARO/ Gjiknuri: Mos çoni asnjë votë dëm te PD-LSI…
Home
Zgjedhjet 2021

TAKIM ME BANORËT NË HIMARË E QEPARO/ Gjiknuri: Mos çoni asnjë votë dëm te PD-LSI…

19 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Vlorës, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga kandidati për deputet Niko Kuri dhe nga Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, zhvilloi takimet elektorale në Himarë dhe Qeparo.

Në Himarë, Gjiknuri u ndal te investimet e realizuara gjatë dy mandateve të qeverisjes, ku tha se çështja e regjistrimit fillestar të pronave, një problematikë e kthyer në gangrenë shumëvjeçare për Himarën, tanimë është në rrugën e duhur, falë bazës ligjore.

Gjiknuri u shpreh se pas përfundimit të regjistrimit të pronave në Iliaz dhe Gjilekë, pritet të nisë procesi në Livadh, Himarë dhe Dhërmi, deri në pajisjen e të gjitha fshatrave të jugut me certifikatën e pronësisë.

“Kandidati i PD, që nuk ka asnjë lidhje me Himarën, ka deklaruar se të gjitha projektet e implementuara në Qarkun e Vlorës do t’i kthejnë pas. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Partitë e tjera nuk kanë lidhje me këtë krahinë. Ata nuk kanë një kandidat që t’ju përfaqësojë juve e jo më të dinë hallet tuaja. Në Bashkinë Himarë partitë e tjera nuk duhet të marrin asnjë votë pasi nuk i lidh asgjë me Himarën. As Omonia nuk ofron më asgjë pasi në të kundërt do ta kishin një kandidaturë përfaqësuese, por ashtu siç të gjitha partitë e tjera kanë zero interes për Himarën, kanë dhe zero kandidaturë përfaqësuese për këtë zonë” theksoi Gjiknuri.

Ai nuk la pa “shigjetuar” as opozitën, duke e konsideruar ofertën e tyre politike si “të papërshtatshme”, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që ta konsiderojnë referendum votën e 25 Prillit në mbështetje të projekteve transformuese për qarkun.

“Partia Demokratike nuk ju solli asnjë përfaqësues, mos i jepni asnjë votë ndërsa LSI- së që vijnë t’ju kërkojnë vota për pushtet e për të sistemuar në punë njerëzit e tyre përgjigjuni vetëm me vota për PS-në. T’ia japim Ilir Metës referendumin që kërkon duke nxjerrë 9 mandate për Qarkun e Vlorës, si mbështetje masive e gjithçkaje të nisur. Është kjo arsyeja përse vota juaj duhet të shkojë vetëm për numrin 12, për Partinë Socialiste, për të bërë më të mirën për Himarën dhe për gjithë qarkun e Vlorës”, u shpreh Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTA E TË PASURVE"/ Në Francë dhe Angli shpërthejnë kundër Superligës Europiane
Previous article "NUK PRANOJNË HUMBJET..."/ Njihuni me 3 shenjat më djallëzore të horoskopit

s.autor

Postime të ngjashme

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT