• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME BANORËT NË ELBASAN/ Ervis Kushi: 25 prilli, data që do ndajë njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave
Home
Zgjedhjet 2021

TAKIM ME BANORËT NË ELBASAN/ Ervis Kushi: 25 prilli, data që do ndajë njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave

13 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Në një takim të zhvilluar me banorë të lagjes “Haxhias” të Rajonit 5 në Elbasan, kandidatja e PS për deputete, Evis Kushi tha se 25 prilli është data që do të ndajë njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave dhe transformimeve rrënjësore.

Në fjalën e saj para qytetarëve, Kushi u shpreh se Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste e kanë dëshmuar që nga viti 2013 se punojnë me përkushtim për qytetarët.

“Sot, më shumë se kurrë, qytetarët janë plotësisht të ndërgjegjshëm për rëndësinë e 25 Prillit, si një datë që ndan njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave dhe transformimeve rrënjësore në shërbim të qytetarëve. Kemi bërë aq sa kemi mundur, por nuk kemi bërë aq sa kemi dashur për shkak të presioneve të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia”, u shpreh Kushi.

Ajo i kërkoi votat qytetarëve për PS-në, duke thënë se nevojitet një mandat i tretë pë rtë vijuar me reformat e ndërmarra.

“Mandati i dytë është mandat i prerë në mes. Në fillim tërmeti i 26 nëntorit, ku zona të tëra në vend u dëmtuan shtëpitë, shkollat, qendrat shëndetësore, institucionet. Në një kohë shumë të shkurtër, qeveria shqiptare arriti të sigurojë të gjithë financimin e nevojshëm për të rindërtuar shtëpitë dhe shkollat, të cilat po ndërtohen me standarde evropiane, më të mëdha, më të bukura më të forta. Më pas ndodhi pandemia. I gjithë globi u përball me këtë sfidë, me armikun e padukshëm. Përsëri, Edi Rama dhe qeveria jonë tregoi përkushtimin maksimal, tregoi forcën, angazhimin dhe përkushtimin për ta përballuar këtë situatë. Këto reforma dhe beteja që kemi nisur për ta çuar Shqipërinë drejt BE-së, natyrisht kanë nevojë për mbështetjen tuaj, që PS të marrë një mandat tjetër për t’i finalizuar këto procese të rëndësishme, që të vazhdojë procesi i vaksinimit e rindërtimit, të rimëkëmbet ekonomia dhe të rritet mirëqenia sociale, e në fund të muajit maj të kemi mundësi për të çelur sezonin turistik”, shtoi Kushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAPOLI PRET INTER NË FUNDJAVË/ Arma sekrete e Gatussos do të jetë një ish-"Zikaltër", ja emri...
Previous article "NDESHJA NDAJ PSG-SË ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE"/ Mesfushori Muller: Mbappe dhe Neymar janë shumë të...

s.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT