• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME BANORËT NË BURREL/ Rama: Të rinjtë të mos i shmangen politikës, ajo sjell zhvillimin…
Home
Zgjedhjet 2021

TAKIM ME BANORËT NË BURREL/ Rama: Të rinjtë të mos i shmangen politikës, ajo sjell zhvillimin…

14 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel të gjithë të rinjve që t’i bashkohen politikës dhe të mos e shohin atë si një gjë të pisët dhe që t’i qëndrojnë larg, pasi përmes saj njeri ka njohur zhvillimin dhe krijimin e shtetit në të gjithë botën.

Rama tha se politika ka sjellë shumë të këqija, por njëkohësish nëse ajo është në duart e duhura sjell zhvillimin që i duhet vendit.

“Është shumë e rëndësishme që ne të jemi të bashkuar si shqiptarë siç kemi qenë ditën e parë ku u detyruam të mbyllemi për t’ia dalë deri në fund të kësaj lufte me armikun e padukshëm dhe ku më shpejt se shumë të tjetër po e shohim dritën që po zmadhohet në fund të tunelit. Shqipëria e tërë buzëqesh përsëri siç buzëqeshin sot me mijëra gjyshe dhe gjyshër që kanë bërë vaksinën. Kjo tregon se sa e rëndësishme është që politika të bie në duart e duhura. Ne jemi mësuar se kur flasim për politikën sikur po flasim për një gjë të keqe dhe një për një gjë jo të mirë. Rëndomë mes të rinjve ju dëgjoni shprehjen se është e kotë, politika është e pisët. Por politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kur kanë dalë nga pyjet dhe janë organizuar shtetet për të bërë gjërat që vetëm nuk i bëjnë dot që nga mbrojta e tyre, siguria e brendshme dhe të ndërtojnë infrastrukturën spitale e shkollat me kontributin e tyre. Pa politikën kthehemi në ujqër që hamë njëri tjerrin. Natyrisht që politika ka bërë gjëra të këqija gjatë historisë pasi ajo e ka pjellë edhe fashizmin e nazizmin, por ka bërë edhe shumë gjera të mira për njerëzimin. Pa politikën kurrë nuk do të kishte marrë fund skllavëria dhe gratë nuk do të kishin pasur mundësinë që të kishin të drejta të barabarta”, tha Rama.

VIDEO-LIVE

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Porti i Durrësit antarësohet në organizatën më të rëndësishme të porteve në Europë
Previous article HABIT Kandidatja e PD-së: Me mua, Shqipëria fiton (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT